Eshtė shumė e vėshtirė qė gratė tė jenė nė gjendje tė kryejnė 100 pėrqind funksionin e tyre nė rolin e nėnės, tė zonjės sė shtėpisė, bashkėshortes. Pėrderisa dita dhe nata janė vetėm 24 orė, gratė tentojnė qė tė lėnė dicka nė plan tė dytė, si p.sh punėt e shtėpisė.

Ka shumė cifte qė zgjedhin ditėn e shtunė, si ditėn e pastrimit tė shtėpisė dhe pėr ta kjo ėshtė njė dramė, pasi gjysma e fundjavės duket sikur shkon kot.

A ka ndonjė zgjidhje? Jo tė gjithė mund t′i lejojnė vetes pėr tė marre dike me pagese qe ta ndihmoje me punėt e shtėpisė. Ndaj do tė ishte mirė qė gjithkush tė ndiqte njė ritual tė tillė:

Gjėja e parė ėshtė partnerėt duhet tė ndihmojnė njėri-tjetrin. Duhen ndarė detyrat. Ndajeni javėn nė pesė ditė, nga e hėna nė tė premten dhe njė ditė tė muajit caktojeni pėr tė bėrė punė mė me detaje.

Pėr ta bėrė mė tė lehtė pastrimin, eliminoni nė shtėpi shumė objekte zbukurimi, por qė janė tė pavlefshme. Fundja tani ėshtė edhe nė modė thjeshtėsia. Duke qenė se nė shtėpi ka pak objekte do tė ketė mė pak mundėsi pėr grumbullimin e pluhurit.

Po ashtu ndajini punėn e ndryshme pėr cdo ditė tė javės. P.sh: Tė hėnėn fshini pluhurat, tė martėn lani dyshemenė, tė mėrkurėn lani rrobat, tė enjten hekurosini ato, tė premten lani me kujdes pajisjet e banjos.

Punėt nė kuzhinė nuk janė llogaritur, sepse mirė ėshtė qė ambienti aty tė pastrohet pas cdo vakti. (tch)