Pėrdoruesit e Facebook do tė jenė nė gjendje tė kyēen nė rrjetin social edhe prej celularit tė tyre dhe tė pėrfitojnė njė fjalėkalim tė pėrkohshėm qė do tė kenė mundėsi ta pėrdorin nė kompjuteri publik, natyrisht pėrmes ndryshimeve tė reja tė sigurisė qė u shpalosėn gjatė kėsaj jave.

Pėrditėsimet, qė u prezantuan nė blogun zyrtar tė Facebook, theksojnė se “fjalėkalimet pėr shfrytėzim tė pėrkohshėm” do tė ofrohen tek pėrdoruesit gjersa ata janė tek kompjuterėt e bibliotekės, hoteleve apo vendeve publike, ku ata ndihen se fjalėkalimi i tyre i zakonshėm mund tė komprometohet. Pėrdoruesit mund tė dėrgojnė njė mesazh me tekstin “otp” nė numrin 32665 nė celularin e tyre, dhe ata menjėherė do tė mund tė pėrdorin njė fjalėkalim qė mund tė shfrytėzohet vetėm njė herė dhe i skadon afati brenda 20 minutave. Veēoria nė fjalė ėshtė duke u shpalosur gradualisht dhe do tė duhej tė jetė e pranishme tek tė gjithė pėrdoruesit e Facebook gjatė javėve nė vazhdim.

Njė ndryshim tjetėr do t’iu mundėsojė pėrdoruesve qė tė kuptojnė edhe nėse janė tė kyēur nė Facebook nė njė kompjuter tjetėr. Nė rast se pėrdoruesit kanė huazuar celularin e mikut pėr tu kyēur nė Facebook dhe kanė harruar tė ē’kyēen apo janė kyēur nė njė kompjuter publik, dhe janė larguar pa pėrfunduar seancėn nė Facebook, atėherė ata do tė jenė nė gjendje qė pėrmes faqes sė tė dhėnave tė llogarisė tė gjejnė njė listė me tė gjithė kompjuterėt nė tė cilėt janė kyēur dhe tė ndalin kyējet e paautorizuara. (Kjo veēori ofrohet pėr tė gjithė pėrdoruesit).


Nuk ka Facebook pėr ata nėn moshėn 13 vjeēare

Facebook ka ritheksuar pėrkushtimin qė nuk do tė tolerojė regjistrimin e anėtarėve qė janė mė tė rinj se 13 vjeē, dhe se sipas tyre kjo ėshtė njė faqe qė ka filluar si e dedikuar pėr komunitetin e kolegjit-studentėve, kėshtu qė kjo rregull do tė vazhdojė tė jetė nė fuqi dhe do tė jetė edhe mė strikte. Ata u kanė bėrė thirrje prindėrve qė tė kujdesen rreth asaj se ēfarė po vizitojnė fėmijėt e tyre kur ata kyēen pėr herė tė parė nė internet dhe nė faqet tjera qė vizitojnė.

Mbani kompjuterėt nė hap me kohėn


Mbrojtja ndaj viruseve, hakerėve dhe kėrcėnimeve tjera online ėshtė diēka qė Facebook nuk do tė jetė nė gjendje tė ofrojė nėse pėrdoruesit nuk qėndrojnė nė gatishmėri pėr tė pėrditėsuar sistemin operativ, antivirusin, ueb shfletuesin, etj. /pcworld.al