Prodhuesi i famshėm i kompjuterėve Mac, kompania Apple, i ka ftuar mediat pėr njė ngjarje tė veēantė tė cilėn ajo planifikon ta mbajė mė 20 tetor. Pritet qė Apple tė fillojė fushatėn e saj, tė quajtur “Back to the Mac” si dhe tė paralajmėroj versionin e ri tė sistemit operativ X.

Sa i pėrket shitjeve dhe popullaritetit tė kompjuterėve Mac, IDC thotė se Apple e ka rrėmbyer vendin e tretė nė SHBA dhe posedon 10,6 pėr qind tė tregut, duke e kaluar kėshtu prodhuesin tjetėr tė njohur, kompaninė Acer, e cila tashmė radhitet nė vendin e katėrt.

Vitin e kaluar janė shitur mė shumė se 2 milion kompjuterė Mac, qė pėrkthehet nė 24.1 pėr qind rritje tė shitjes sė kėtyre kompjuterėve, ndėrsa i gjithė tregu i kompjuterėve PC ėshtė rritur pėr 3.8 pėr qind.


Sipas listės sė furnitorėve kryesor tė kompjuterėve nė botė, thuhet se Acer radhitet nė vendin e katėr, ndėrsa pas saj mbetet Dell, prodhuesi i njohur i cili sė fundmi ka hasur nė probleme me shitjen e kompjuterėve personal.

Nė anėn tjetėr, Toshiba zė vendin e dytė, pasi qė prodhuesi i famshėm i cili kompjuterėt e vet i bazon nė Windows ka pasur njė rritje dy-shifrore, ndėrsa lider i tregut mbetet HP, i cili nė kėtė pozitė ėshtė mjaft i sigurt dhe i palėkundur.