Gjatė ditės sė djeshme, Apple ka organizuar njė ngjarje publike kryesisht pėr t’i prezantuar tė arriturat dhe rezultatet financiare qė kjo kompani i ka arritur nė ēerekun e fundit tė kėtij viti.

Dhe sigurisht, siē edhe ėshtė pritur Apple ka shėnuar rekord nė tė hyra, duke arritur tė gjenerojė rreth 20.34 miliardė dollarė, dhe njė profit neto tė ēerekut tė fundit, i cili arrin nė 4.31 miliardė dollarė.

Kėto shifra gjithsesi janė mė tė lartat qė Apple ka arritur nė ndonjė ēerek, edhe gjatė viteve tė kaluara.

Ndėr shifrat e publikuara nga Apple, vihet nė dukje se kompania ka shitur njė numėr masiv tė telefonave iPhone, e cila kėsaj radhe ka shkuar nė 14.1 milion njėsi, dhe kėto shifra janė pėr 91 pėr qind mė tė larta, krahasuar me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar.

Apple gjithashtu ka shitur 3,89 milion kompjuter Mac, ose 27 pėr qind mė shumė se nė vitin e kaluar, ndėrsa kompania gjithashtu ka shitur edhe 4.19 milion tablet iPad, pajisje tė cilat e kanė ndihmuar kompaninė tė arrij shifra rekord sa i pėrket tė hyrave.