Nė panairin e sivjetmė tė automjeteve nė Paris, Renault na ka shfaqur versionin koncept tė automjetit tė vet kompakt elektrik pėr qytet Zoe i cili, me disa ndryshime tė vogla, sė shpejti do tė duhej tė gjendej nė prodhimin serik.

Me rastin e paraqitjes sė tij me anė tė raportit pėr media, prodhuesi francez ka lėnė tė kuptojė se automjeti i vogėl elektrik nga pikėpamja e ēmimit do tė jetė konkurrent me automjetet kompakte pėr qytet tė cilat kanė motorė me naftė dhe benzinė.



Ani pse Renault nuk ka zbuluar ēmimin e saktė, mediet evropiane supozojnė se pėr njė Zoe duhet numėruar 15.000 euro, qė do tė ishte ēmim tėrheqės nėse nė kėtė shumė do tė pėrfshihej edhe ēmimi i baterisė. Nė fakt, Renault ka paralajmėruar se nuk do ta shes atė sė bashku me Zoe, por paketėn e baterive, nė tė njėjtėn kohė pjesa mė e shtrenjtė e automjetit, do t’u jepet blerėsve me qira.

Se si do tė funksionojė kjo politikė e prodhuesit francez nė realitet, do tė shohim nė zbatimin e modelit elektrik Kangoo i cili bizneseve do t’u ofrohet me kushte tė ngjashme. /Telegrafi/