Dyqane tė ndryshme kanė filluar me shitjen e celularėve tė parė me bazė nė platformėn e re tė Microsoft, Windows Phone 7.


Zelanda e Re ėshtė njė prej shteteve dhe tregjeve tė para ku ka filluar shitja e njė HTC 7 Trophy, pastaj pėrcjellė Australia me shitjen e modelit HTC 7 Mozart nė kuadėr tė operatorit Telstra, dhe Britania e Madhe ėshtė e fundi qė gjithashtu ka filluar me shitjen e HTC 7 Mozart me operatorin Orange nė mėngjesin e ditės sė sotme.

Njė banor fatlum i Zelandės ishte personi i parė nė botė qė ka blerė njė celularė me bazė nė Windows Phone 7 – njė HTC 7 Trophy nga Vodafone NZ, qė kushton 430 euro dhe ofrohet me njė kontratė prej 480 euro qė paguhet aty pėr aty.

Telstra nė anėn tjetėr po e shet HTC 7 Mozart pėr njė taksė prej 34.5 euro dhe me njė kontratė dy vjeēare. Britanikėt gjithashtu do tė jenė nė mesin e tė parėve qė do tė pėrfitojnė celularė me bazė nė Windows Phone 7.

Orange UK ėshtė dyqani i parė qė ėshtė hapur sot dhe ka filluar me shitjen e HTC 7 Mozart – njė ekskluzivitet vetėm pėr kėtė operatorė nė Britaninė e Madhe. Samsung Omnia 7 ėshtė nė shitje pėr Orange dhe pritet qė tė ofrohet edhe me njė Bluetooth headset pa pagesė (derisa tė pėrfundojnė rezervat) pėr kėto qė blenė njė celularė me bazė nė Windows Phone 7.


HTC 7 Mozart nga Orange do tė ofrohet pėr 40 euro me njė kontratė mujore, kurse Samsung Omnia 7 do tė ofrohet pėr 45 euro, gjithashtu me kontratė mujore. Ata ende nuk janė nė ofertė nė dyqanet online./pcworld.al