Pronari i nje Mercedes SLS AMG ka mare nje gjobe rekord ne Zvicer. E gjitha ka ndodhur ne nje pjese rruge ku limiti i shpejtesise ishte 120 km/h dhe ne te cilen pronari i automjetit ka dashur te ekzaltoje te 571 kuajt fuqi duke kapur shpejtesine 290 km/h. Ploicia rrugore locale ka nderhyre menjehere duke sekuestruar super sportiven dhe duke i lene ne dore pronarit nje gjobe prej “vetem” 1.000.000 eruo.

Ligji Zvicerian, ne fakt, parashikon qe llogaritja e gjobes te behet ne baze te te ardhurave te pronarit te automjetit, qe ne kete rast duke pare shumen duhet te kete qene goxha i pasur.

Thyhet keshtu rekordi prej 200.000 eurosh qe mbahej prej pronarit te nje Ferrari Testarossa, rekord i vendosur disa muaj me pare dhe per nje shkelje prej “vetem” 37 km/h mbi limitin e caktuar.