Nėse planifikon tė blini celularin mė tė ri Android nė treg, atėherė vjeshta e kėtij viti duket se do tė jetė zonė e ngulfatur nė kėtė aspekt. Samsung sot paralajmėroi se me 8 nėntor do tė ketė njė paraqitje tė njė celulari tė ri Android.


Normalisht, pėr kėtė gjė nuk do tė ishte bėrė shumė zhurmė, por kompania nė fjalė sapo ka shpalosur njė linjė tė celularėve me bazė nė Android (Galaxy S). E normalisht si rezultat i kėsaj na mbetemi me dy opsione: ose departamenti i PR pranė Samsung ka shumė kohė tė lirė ose ky paralajmėrim vėrtetė do tė justifikojė njė media event special.

Duke cituar burime tė afėrta me detajet e paralajmėrimit, faqja AndroidandMe ka raportuar se pajisja qė do tė paraqitet nė treg do tė jetė pajisje me versionin e sapo kompletuar Android 2.3 tė Google, qė njihet si “Gingerbread” dhe pritet tė jetė nė ofertė pėr operatorė tė ndryshėm.

Ēfarėdo paralajmėrimi softuerik nga Google do tė ishte interesant, duke pasur parasysh faktin se kompania ka pėrshkallėzuar rivalitetin me Apple nė biznesin e celularėve tė menēur. Edhe pse Google dėshtoi nė shitjen e Nexus One vetėm online, kėsaj radhe thuhet se Google ėshtė duke u bėrė gati tė shes Nexus Two pėrmes shitėsve nėpėr dyqane.

Por nė fund ritheksojmė se asgjė nuk ėshtė e konfirmuar dhe kėto gjėra mund tė mbesin thjeshtė pjesė e telenovelave tė thashethemeve. /pcworld.al