Symbian ka marrė mbėshtetjen e konsorciumit e shteteve evropiane dhe kompanive nėpėrmes investimit prej 22 milionė eurosh.

Sistemi operativ mobil Symbian ka marrė mbėshtetjen e konsorciumit e shteteve evropiane dhe kompanive tė quajtur SYMBEOSE (Symbian - the Embedded Operating System for Europe).


Symbian ėshtė shpallur “The Embedded Operating System for Europe”, e konsorciumi nė tė do tė investojė 22 milionė euro. Prej kėsaj shumė 11 milionė euro do t’i investojė Komisioni Evropian. Sipas informatave tė publikuara nė blogun e Fondacionit Symbian, nėpėrmes kėtij investimi dėshirohet tė mbėshtetet zhvillimi i teknologjisė sė re pėr platformėn Symbian.

Tani pėr tani nuk ėshtė bėrė publik informacioni se kush janė anėtarėt e SYMBEOSE, mirėpo supozohet se bėhet fjalė pėr 24 kompani, pėrfshirė edhe prodhuesit e mėdhenj tė pajisjeve mobile, operatorė tė telefonisė mobile si dhe prodhues tė elektronikės shpenzuese. /Telegrafi/