Microsoft ka mbrojtur suksesin e pėrgjithshėm tė Windows 7 duke vėnė nė dukje se nė vitin e tij tė parė janė shitur mė shumė se 240 milion licensa.

Por njė raport i sapo liruar nga Forrester tregon se Windows XP ende ka nėn pushtet botėn e biznesit, ku ajo e mundė Windows 7 me njė diferencė prej 7.5 me njė.
Sipas njė raporti tė Forrester, Updated 2010: Windows 7 Commercial Adoption Outlook, Windows 7 “fuqizon ēdo njėrin prej dhjetė kompjuterėve nė kompanitė brenda Amerikės Veriore dhe Evropės.” Windows XP fuqizon 75%, sipas raportit.

Njė shumė qė natyrisht ėshtė pėr shkak tė bazės sė instaluar tė Windows XP i cili ka qenė rreth e rrotull dhe aktiv qė nga viti 2001, dhe nė tė vėrtetė ėshtė njė sistem operativ i qėndrueshėm, kėshtu qė ndėrmarrjet e ndryshme qė janė adaptuar me tė ende qėndrojnė me tė. Windows 7 ėshtė aktiv vetėm rreth njė vit.

Por, edhe pse numrat pėr Windows 7 nė ndėrmarrje nuk janė mbresėlėnėse sot, ata do tė jenė nė tė ardhmen dhe deri nė atė kohė, pėrmbysja e Windows Vista do tė jetė e harruar nė ndėrmarrje dhe kompani./pcworld.al