Para se tė caktoni njė datė pėr tė vizituar mjekun e syve, mos u ngutni sepse nuk i kanė fajet sytė tuaj por Facebook-u.

Mė herėt gjatė kėsaj jave, Facebook pa i paralajmėruar pėrdoruesit ndryshoi madhėsinė e shkronjave nė faqen e saj tė popullarizuar. Por ky ndryshim shkaktoi shumė polemika dhe reagime nga shumica e pėrdoruesve tė Facebook, tė cilėt tani po ankohen se po ėshtė mė vėshtirė tė lexohen gjėrat.
Shumė pėrdorues shfaqėn mllefin e tyre nė Twitter me komente si: “O @facebook ky font ėshtė TEPĖR i vogėl pėr sytė e mi tė vjetėr. Mos u bėni tė kėqij dhe rregullojeni!” cicėroi Laurie. “O zot fonti i ri mė shtynė tė afrojė monitorin te fytyra pėr tė lexuar statuset” cicėroi tjetri i quajtur Chechtpavement. Karen Maeby bėri shaka duke cicėruar se “Zuckeberberg ndoshta ka zvogėluar fontin nė mėnyrė qė njerėzit ta kenė mė tė vėshtirė leximin e privatėsisė dhe eventualisht tė dorėzohen”.

Nė njė pėrgjigje me e-mail ndaj ComputerWorld, Facebook u pėrgjigj duke thėnė se zvogėlimi i shkronjave ėshtė njė lloj eksperimenti. “Ne vazhdimisht po testojmė mėnyra tė reja pėr tė bėrė faqen mė efikase” tha Andrew Noyes, njė zėdhėnės i Facebook. “Ne dėgjojmė tė dhėnat nga pėrdoruesit dhe vazhdimisht tentojmė t’i inkorporojmė ato nė pėrditėsime tė produkteve dhe versione tė reja”.

Noyes nuk tha nėse Facebook do tė kthej shkronjat nė njė font mė tė madh, bazuar nė reagimin negativ nga pėrdoruesit. Ai gjithashtu nuk tha sesi do ta bėjė mė efikas faqen fonti mė i vogėl.

“Unė mund ta shoh se mund t’i bėjė ata paksa mė efikas, nėse dėshirojnė tė vendosni mė shumė gjėra nė secilėn faqe, por ata thjeshtė mund t’i zgjasin faqet mė shumė” tha Ezra Gottheil, njė analist pranė Technology Business Research. “Ndoshta ata kanė kėrkuar mė shumė efikasitet pėr pėrdoruesit nė mėnyrė qė ata tė shohin mė shumė postime nė tė njėjtėn kohė”.

Nėse kėto ndryshime nuk ju pėlqejnė atėherė mund tė instaloni njė shtojcė pėr shfletuesin tuaj qė quhet Better Facebook, dhe qė do t’ju mundėsojė definimin e njė madhėsie sipas dėshirės tė madhėsisė sė shkronjave. /pcworld.al