AMC nėpėrmes njė njoftimi dėrguar medieve, ka kėrkuar edhe njėherė nga Qeveria Shqiptare qė t’i jepet fund situatės monopolistike nė shėrbimet 3G nė kėtė vend.


Nė njoftim thuhet se qysh prej lajmėrimit publik tė tenderit pėr njė licencė tė vetme 3G, AMC ka shprehur rezervat e saja pėrsa i pėrket kėtij procesi, nė lidhje me faktin qė krijon kushte monopolistike nė treg, si dhe me ēmimin e lartė pėr licencėn (ēmimi dysheme i tenderit ishte 12.5 milionė euro).

“Pėr kėto arsye, AMC vendosi tė mos marrė pjesė nė njė proces qė e konsideron tė dėmshėm pėr tregun shqiptar tė telefonisė celulare, i cili ndėrkaq pėrballet me presione tė mėdha nga ana e enteve rregullatore. AMC beson se, pas zhvillimeve tė fundit, bėhet e domosdoshme vėnia nė praktikė e deklaratės sė Ministrit tė Inovacionit, Teknologjisė sė Informacionit dhe Komunikimit, zotit Genc Pollo, pėr mbrojtjen e tregut nga situatat monopolistike, pasi vetė AKEP ėshtė shprehur se mbėshtet pėrdorimin e 3G vetėm nga njė operator dhe nuk lejon roaming-un kombėtar” thuhet mė tej nė njoftim.

“AMC gjithashtu mbėshtet dhėnien e menjėhershme tė mė shumė licencave 3G, me qėllim qė tė rikthehet konkurrenca nė treg dhe tė shmanget krijimi i njė monopoli nė segmentin e tregut tė shėrbimeve 3G, segment i cili ėshtė thelbėsor pėr zhvillimin e vendit”./pcworld.al