E shtrirė pothuajse nė tė gjitha fushat, media sociale tashmė po zgjat duart edhe drejt politikės.
Deklarata e dhėnė nga Facebooku se “ne e kemi parashikuar kohė mė pare fituesin e zgjedhjeve tė SHBA”, ka ndezur diskutime tė shumta nė Amerikė dhe nė botė, transmeton Start. A ėshtė e mundur tė parashikohen rezultatet e zgjedhjeve duke parė popullaritetin e politikanėve nė Facebook?
Sipas deklaratave tė kompanisė Facebook, nė zgjedhjet e realizuara me 2 nėntor nė SHBA, 12 milionė njerėz kanė klikuar versionin “votova”. Ky numėr pėrfshin pothuajse dyfishin e pjesėmarrjes nė votime tė zgjedhjeve tė vitit 2008.
Por mė e ēuditshmja ėshtė qėndrimi i prerė i Facebook-ut nė pėrcaktimin e fituesve tė zgjedhjeve nėpėrmjet popullaritetit tė tyre. Ndėrkohė qė nė zgjedhjet partiake 74 pėr qind e kandidatėve qė kishin pasur mė shumė fansa nė Facebook kishin kaluar rivalėt e tyre, nė senat arritėn tė hyjnė 81 pėr qind e kandidatėve qė kishin mė shumė fansa.
Duke kėrkuar njė pėrputhje tė drejtė nė mes simpatisė ndaj kandidatėve me popullaritetin e tyre, Facebooku nė kėtė mėnyrė hapi njė diskutim tė ri. Po a ndikon numri i fansave tė politikanėve nė Facebook nė votėn e zgjedhėsve? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje do e tregojė koha vetė.