Nėse jeni nė proces tė shkurorėzimit nga bashkėshorti, atėherė bėni kujdes nė Facebook. Kjo, pasi qė gjithēka qė ju mund tė thoni nė Facebook mund tė pėrdoret kundėr jush nė gjykatė.

Mė shumė se 4/5 e avokatėve tė martesave tė American Academy of Matrimonial Lawyers (AAML) thonė se numri i rasteve qė i citojnė rrjetet sociale si burim tė dėshmive ėshtė nė rritje, nė kėto pesė vitet e fundit. Nė kėtė mes, gjithsesi Facebook mban popullaritetin mė tė madh.


Nė fakt, Facebook ėshtė cituar nga AAML si “burimi kryesor i informacionit” nga 66 pėr qind e respondentėve. MySpace ėshtė nė vendin e dytė me 15 pėr qind, ndėrsa Twitter i treti me 5 pėr qind.

Telegrafi.com nė vazhdimėsi ka raportuar se si Facebook po pėrdoret nga bashkėshortėt pėr tė kuptuar pėr tradhtitė bashkėshortore, ose lidhjet romantike qė ndonjėri nga partnerėt i ka zbuluar nė kėtė rrjet social, mirėpo tani duket se kjo faqe ėshtė shndėrruar nė burimin kryesor tė informacionit pėr avokatėt qė pėrgatisin lėndėt pėr shkurorėzime. / Telegrafi /