Pas vlerėsimit tė kujdesshėm dhe grumbullimit tė reagimeve Lamborghini ka vendosur tė miratojė prodhimin serik tė modelit fenomenal Sesto Elemento i cili nė tėrėsi ėshtė pėrpunuar nga fijet karbonike. Megjithatė, ky Lamborghini do tė jetė njė njėsi tėrėsisht koleksionuese, sepse do tė prodhohet nė njė seri shumė tė kufizuar.

Sipas paralajmėrimeve tė para, ende jozyrtare, Sesto Elemento do tė jetė identik me modelin koncept, dhe do tė prodhohet vetėm nė shtatė apo 10 njėsi, qė kur merret parasysh pėr veprimet e nevojshme nė pėrpunimin e secilės pjesė tė kėtij automjeti dhe vet ēmimit nuk i bie tė jetė seri aq e vogėl.



Lamborghini Sesto Elemento ka debutuar nė panair tė automjeteve si model koncept, e sė bashku me motorin mė tė fuqishėm 5.2-litėrsh V10 me 570 KF ėshtė theksuar para sė gjithash me karrocerinė e formėsuar nė mėnyrė agresive e cila nė tėrėsi ėshtė pėrpunuar nga fijet karbonike. Falė pėrdorimit kaq tė madh tė fijeve karbonike dhe plastikės e cila ėshtė pėrforcuar me fije karbonike nė Lamborghini kanė arritur tė mbajnė peshėn e pėrgjithshme tė kėtij automjeti nė vetėm 999 kilogramė.


Sesto Elemento me kėtė karroceri speciale dhe motor tė fuqishėm do tė ketė transmetim tė pėrhershėm tė fuqisė nė tė gjitha rrotat. Kur merret parasysh fuqia e madhe e motorit dhe pesha e kėtij automjeti, ai do tė arrijė shpejtėsinė prej zero deri nė 100 kilometra nė orė pėr vetėm 2.5 sekonda.


Pritet qė pronarėt e ardhshėm njė njėsi tė kėtij super-automjeti tė veēantė dhe tė rrallė italian do tė duhet tė numėrojnė 2.5 milionė euro. /Telegrafi/