Google u bėn thirrje shteteve perėndimore qė tė ndėrmarrin masa qė rregullimi i qasjes nė internet tė pėrfshihet nė rregullat e Organizatės Botėrore tė Tregtisė - OBT.


Google u ka bėrė apel kėtyre shteteve qė tė kundėrshtojnė listėn e kufizimeve qė kanė tė bėjnė me qasjen nė internet nė Kinė dhe nė shtetet tjera tė botės.


Nė Google theksojnė se mbi 40 qeveri nė botė janė tė pėrfshira nė kufizimet e qasjes sė internet me pėrmasa tė mėdha, qė ėshtė rritje e dhjetėfishtė krahasuar me periudhėn e para dhjetė vjetėsh. Po ashtu theksohet se ndalesat kufizojnė tregtinė, dhe nėse nuk ndėrmerret diēka nė tė ardhmen sigurisht do tė bėhet edhe mė keq.

Natyrisht kompania Google mė sė shumti ankesa ka pėr Kinėn, mirėpo pohon se edhe shtetet tjera si Vietnami, Turqia, Rusisė e Pakistanit janė ato tė cilat kufizojnė qasjen nė faqe tė caktuara dhe informatat nė internet.

Mu pėr kėtė, Google u ka bėrė thirrje Shteteve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera qė tė ndėrmarrin masat pėrkatėse nė mėnyrė qė rregullimi i qasjes nė internet tė pėrfshihet nė mesin e rregullave tė OBT-sė. /Telegrafi/