Njė numėr i pėrdoruesve tė Facebook kanė gjetur veten tė pėrjashtuar nga faqja nė fjalė, pasi qė gjatė ditės sė martė njė lėshim nė sistemin e faqes pėr tė gjetur llogari false, gabimisht ka vėnė jashtė funksionit llogari legjitime.


“Vrima, ishte e gjallė pėr njė periudhė tė shkurtė kohore, dhe shkaktoi qė njė pėrqindje shumė e vogėl e llogarive nė Facbook tė vihen jashtė funksionit” tha njė zėdhėnės i Facebook nė njė deklaratė tė pėrgatitur. “Nė momentin e zbulimit tė vrimės, ne menjėherė punuam pėr ta zgjidhur ato. Ajo tani ėshtė zgjidhur dhe ne jemi nė pėrpunim tė riaktivizimit dhe paralajmėrimit tė njerėzve qė janė tė prekur”.

Raportet e para sugjerojnė se vrima ka prekur mė sė shumti llogarit e gjinisė femėrore. Pėrfaqėsuesit e Facebook kanė hedhur poshtė komentimin rreth numrit tė llogarive qė janė larguar, e gjithashtu nuk kanė dhėnė ndonjė specifik rreth lėshimit. Ankesat filluan menjėherė tė paraqiteshin tė martėn nė Twitter nga pėrdorues tė cilėve nuk u dha mundėsia pėr tu qasur nė kėtė shėrbim.

Nė mėngjesin e ditės sė mėrkurė tė gjithė ata qė u prekėn nga lėshimi dhe u pėrballėn me humbjen e llogarisė, gjetėn llogaritė e tyre tė riaktivuzara. Nė konferencėn Web 2.0, Mark Zuckerberg CEO i kompanisė, tha se vrima nuk ka lidhje me sistemin e ri pėr email qė Facebook ka lansuar tė hėnėn./pcworld.al