Receta Gatimi

Trafiku, apokalips nė Tiranė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Trafiku, apokalips nė Tiranė



    Tirana ka pėrjetuar vėrtetė njė situatė apokaliptike. Pėrgjatė gjithė pasdrekės dhe deri nė mbrėmje, krahas shiut tė rrėmbyer kryeqyteti ka vuajtur edhe trafikun, qė paralizoi cdo lėvizje nė thuajse tė gjitha akset e tij.
    Pėr mė shumė se 3 orė, rrugėt dhe bulevardet kryesore tė kryeqytetit kanė qenė tė bllokuara nga trafiku.

    Kjo anomali nė trafik ka ardhur si pasojė e fluksit tė dendur tė automjeteve nė rrugėt hyrėse dhe dalėse tė kryeqytetit.

    Ky trafik ėshtė shkaktuar edhe si pasojė e mosfunksionimit tė shumė prej semaforėve dhe nė disa raste tė mungesės sė policėve tė qarkullimit rrugor nė kryqėzimet kryesore.

    Mungesa e rrugėve qė devijojnė kalimin nė qendrėn e kryeqytetit pėr automjete qė do dalin jashtė Tirane ėshtė njė tjetėr arsye pse rėndohet trafiku, sidomos nė qendėr tė qytetit.

    Pėrvec pjesės sė qendrės, problematike kanė qenė edhe kryqėzimi te Zogu i Zi dhe Don Bosko, segmente tė tėra tė unazės, rruga e Barikadave, bulevardi Zogu i Parė, kryqezimi i 21 Dhjetorit, kryqėzimi i rrugės sė Elbasanit dhe pjesa e rrugės pranė shkollės “Vasil Shanto”.

    E ndėrsa kryeqyteti ndodhej i paralizuar nga trafiku, nė shumė pika nevralgjike binte nė sy mungesa e policėve rrugorė, cka ka sjellė mė pas edhe polemikat politike.

    Kryetari i bashkisė sė Tiranės dhe njėkohėsisht lideri socialist, Edi Rama akuzoi qeverinė pėr bllokim tė qėllimshėm tė trafikut nė kryeqytet.

    “Akuzoj pėr njė orkestrim kriminal Ministrinė e Brendshme, qė qytetarėt dhe unė, qė mu deshėn 45 minuta pėr tė lėvizur nė bulevard, pamė qė nuk kishte policė. Ėshtė e pashembullt qė Policia e Shtetit tė abuzojė nė kėtė mėnyrė pėr njė qėllim makabėr, duke tensionuar qytetarėt, pėr tė krijuar njė peshė faji mbi bashkinė”, ka deklaruar Rama.

    Pas Ramės ka reaguar edhe ministri i Brendshėm Lulezim Basha, qė ka akuzuar pikėrisht bashkinė pėr trafikun.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Vertet nje ēmenduri! ēdo vit e njejta histori, imagjino tani qe vijne dhe emigrantet!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjashte here 11,apokalips apo mrekulli?
    Nga RAGAZZA nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2011, 04:58 PM
  2. Trafiku ajror live nė kompjuterin tuaj
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-04-2011, 09:27 PM
  3. Japan.....Apokalips!!!!!!
    Nga 3r1k0 nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-03-2011, 02:47 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2010, 01:22 PM
  5. Trafiku i makinave, pranga 4 shtetasve nga Kosova
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 07:45 PM