Boksieri kosovar Luan Krasniqi ka marrė forcėn qė tė rikthehet sėrish nė ring nė moshėn 39-vjeēare. Junikasi kėtė hap e ka marrė vetėm pasi qė mund tė fitojė rastin tė sfidojė vėllezėrit Klitschko. Ish-kampioni i Evropės nė peshėn e rėndė, Krasniqi, pritet tė kthehet nė ring nė shkurt tė vitit tė ardhshėm, ndėrsa si qytete pėr rikthimin e tij janė duke u pėrmendur Stuttgarti dhe Ludwigsburgu, ndėrkohė si kundėrshtar i tij i mundshėm pritet tė jetė amerikani 28-vjeēar Johnathon Banks. Nė rast tė fitores, Krasniqit mund ti ofrohet mundėsia tė sfidojė Vitaly Klitschkon pėr titullin WBC tė peshės sė rėndė apo Vladimir Klitschko pėr titujt e botės tė versioneve IBF, WBO e IBO.
E vetmja gjė qė mė kthen nė ring ėshtė mundėsia pėr njė pėrballje me Klitschkot. Kjo ėshtė ėndrra ime. Por pėr spekulime qė po rrjedhin nuk do tė flas, ka thėnė Krasniqi pėr Hamburger Abendblatt.
Krasniqi duelin e fundit e zhvilloi mė 15 nėntor tė vitit 2008, ku pėsoi me nokaut nė raundin e tretė nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. Ai nė boksin profesionist ka 30 fitore (14 KO), katėr humbje dhe njė barazim. Krasniqi ishte afėr tė kthehej nė ring vitin e kaluar pėr njė rimeē me Dimitrenkon, por mori njė dėmtim tė ligamenteve tė kėmbės pak javė para duelit.
Krasniqi aktualisht ėshtė duke u menaxhuar vetė, pasi kontrata me kompaninė Universum i ka skaduar.
Kundėrshtari i mundshėm i Krasniqit, Banks, ka kontratė me kompaninė menaxhuese tė vėllezėrve Klitschko (Klitschko Management Group).
Krasniqi ende vazhdon tė mbetet njėri prej boksierėve mė tė njohur gjerman. Ai ėshtė duke punuar si analist pėr televizionin RTL pėr meēet e vėllezėrve Klitschko.
Njė luftė mes Krasniqit dhe Banksit ėshtė opsion mjaft interesant. Bisedimet janė duke u mbajtur, por ende asgjė nuk ėshtė firmosur, ka thėnė menaxheri i Klitschkove, Bernd Boente.
Banks ėshtė kampioni i Amerikės nė peshėn e rėndė. Ai nė 27 duele nė ringun profesionist ka fituar 25 herė, ka njė barazim dhe njė humbje. Humbjen e vetme e ka regjistruar kundėr polakut Tomasz Adamek nė duelin pėr titull tė botės tė versionit IBF nė kategorinė cruiser.