rimi i djeshem ne Tirane eshte bere per gjakmarrje. Mirash Preka, 44 vjeē, nga fshati Dardhė i Pukės, me banim nė Paskuqan mbeti i vdekur dje nė mėngjes rreth orės 9:00 nė rrugėn "Jordan Misja". Sipas policise autore jane dy vellezer, qe tashme jane identifikuar dhe shpallur ne kerkim. "Autore te dyshuar te ngjarjes jane Arben Nikoll Gjergji, 28 vjec dhe Alfred Nikoll Gjergji, 32 vjec, te dy banues ne Durres"- thane burimet policore.


Nga hetimi i kryer nga policia nė vendin e ngjarjes dhe nga marrja e dėshmive tė ndryshme, policia ka konkluduar se ngjarja ka ndodhur pėr motive gjakmarrjeje. Burime tė policisė sė kryeqytetit thanė se dyshohej se Preka, ka vrarė nė Greqi rreth 6 muaj mė parė, vėllain e autoreve, Ylli Gjergjin, 34 vjeē. Gjergji, mėsohet se ėshtė qėlluar me thikė, pas njė grindjeje me viktimėn e djeshme, Mirash Preka, ndėrsa ata mėsohet se kanė qenė nė gjendje tė dehur nė kohėn kur ka ndodhur grindja.
Viktima deri para pak muajsh emigrant nė Greqi, ishte kthyer disa kohė mė parė dhe banonte nė njė kasolle tė ngritur pranė shtėpisė sė prindėrve tė nuses sė tij. Preka mėsohet se ishte kthyer nga Greqia thuajse pak kohė pas vrasjes sė Ylli Gjergjit nė njė qytet tė Greqisė.


Vrasja
Dje nė mėngjes pasi kishte kthyer gllėnjkėn e fundit tė kafesė bashkė me njė kushėri tė tij, nė njė lokal jo shumė larg njė blloku tė ri pallatesh, sapo kalon kryqėzimin e rrugės "Jordan Misja", me linjėn hekurudhore. Sapo tė dy kushėrinjtė paguan kafenė e mėngjesit dhe do shkonin pėr tė marrė veturėn e tyre, njė "Mercedez- Benz", me targa TR 0672 E, ndėrsa duhej tė merrnin bashkėshorten e Prekės e cila kishte shkuar pėr tė shitur nė treg. Nė kėtė kohė, njė person i paidentifikuar iu afrua nga pas Prekės dhe e qėlloi nė kokė. Viktima ka marrė njė plagė nga afėr pas koke, ndėrsa sipas burimeve tė policisė, i shkaktoi vdekjen e menjėhershme. Kushėriri i tė vrarit, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur mbeti i shtangur pa mundur tė bėjė asnjė veprim, ndėrsa shikonte kushėririn e tij qė pėrpėlitej nė momentet e fundit dhe gjaksin qė largohej i qetė drejt Paskuqanit nė kėmbė. Njė taksist i cili ndodhej aty pranė vendit tė ngjarjes, u mundua tė ndihmonte viktimėn pėr ta dėrguar nė spital. Pėr fat tė keq viktima ndėrroi jetė nė pak momente dhe mundimi i personave qė tentuan tė ndihmojnė viktimėn bashkė me taksistin nuk pati vlerė.


Hetimi
Nė pak momente pas ngjarjes policia mbėrriti aty duke nisur veprimet e para hetimore. Nga kėqyrja e trupit tė viktimės, policia konstatoi se viktima ishte qėlluar nga pas koke me armė zjarri e tipit pistoletė. Njė fakt i tillė, pėrveē konstatimit tė ekspertėve nė vendin e ngjarjes, ėshtė konfirmuar nga dėshmitė e disa personave qė ndodheshin nė vendin e ngjarjes. Ndėrkaq policia pohoi se autori pas krimit ėshtė larguar nė kėmbė duke ndjekur deri nė fund tė saj rrugėn "Jordan Misja", duke kaluar shinat e trenit. Burimet e policisė thanė se dyshohej se ai mund tė ishte ndihmuar nga njė person tjetėr qė mund ta ketė marrė me veturė pėr t'u larguar nga vendi i krimit.


Sa keq me vin se qenka ende ne fuqi ligjet e Kanunit ! do vedisohemi nje dit a thua? keto gjera po ndodhin ne shumicen e rasteve vetem ne Shqiperi!