Receta Gatimi

Perdhunon mbesen 10-vjece.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Perdhunon mbesen 10-vjece.



    Ardian Bushi
    E Shtune, 13 Tetor 2007

    Vajza 10-vjecare ka perfunduar ne gjendje te rende shendetesore dhe e shokuar ne spitalin Obstetrik Gjinekologjik te Lezhes kurse xhaxhai i saj perfundoi ne polici, i akuzuar per perdhunim. Ngjarja u denoncua te kete ndodhur dje kur Hysen Kiptiu, 44 vjec, i denuar ne Itali me shtate vjet heqje lirie per perdhunim, ka abuzuar seksualisht me dhune, me mbesen 10-vjecare ne dhomen e tij te gjumit. Policia, deklaroi mbreme se me arrestimin dhe nisjen e hetimeve, ka shmangur hakmarrje te mundshme mes familjeve ne qytetin e Lezhes. E mitura ndodhet ne gjendje te rende ne maternitet, ku mjeket gjinekologe kane kryer nderhyrje te specializuar per t’i ndaluar hemorragjine. I identifikuar nga familja dhe hetuesit si maniak, 44-vjecari eshte arrestuar mbremjen e djeshme. Burime zyrtare te policise thane se Hysen Kiptiu, banues ne lagjen “Skenderbej”, akuzohet se rreth ores 14.00 te dites se djeshme ka perdhunuar mbesen A.K., duke kryer marredhenie seksuale brenda lidhjes se ngushte farefisnore. Incesti eshte denoncuar nga vete vajza, pasi u ka rrefyer prinderve ne momentin qe autori i denoncuar ka perfunduar shuarjen e epshti seksual.

    Hetuesit treguan per “Koha Jone” se fillesat e krimit te rende ishin mesditen e djeshme kur 44 vjecari Hysen Kiptiu, akuzohet se e ka ndjekur mbesen e tij 10-vjecare, per disa ore. Ndjeka vahzdoi deri ne momentin qe e vogla ka marre rrugen per t’u kthyer ne banese, ne lagjen “Skenderbej” prane qendrees se qytetit te Lezhes. “Maniaku” I ka prere rrugen dhe me force duke i zene gojen e ka futur ne shtepine e tij. Sipas rrefimit te vajzes dhe deshmise se dhene ne polici pas arrestimit, 44-vjecari ka perdorur nje jastek per te neutralizuar te bertiturat e te mitures dhe me pas e ka zhveshur dhe perdhunuar barbarisht. Nuk ka mjaftuar fakti se 10-vjecarja ishte lidhje e ngushte farefisnore e tij, por edhe ka ushtruar dhune fizike per ta nenshtruar, me qellim qe te mos kundershtonte. Pasi ka shuar epshin seksual permes incestit me vajzen e vellait te tij, i dyshuari e ka lene te lire, qe te kthehet ne shtepi. Por vajza ka hyre ne pragun e shtepise se saj, e traumatizuar dhe me demtime te renda.

    E abuzuara ka treguar ne familje se cfare kishte ndodhur. Menjehere pasi u mor vesh, ngjarja ka irrituar vellezerit e 44-vjecarit. Policia zbardhi se ata ishin drejtuar per nga banesa e Hysen Kiptit me qellim hakmarrjen ndaj tij. Ulerimat e vajzes dhe rremuja e krijuar pas ngjarjes ka alarmuar banoret e lagjes “Skenderbej”, qe njoftuan uniformat blu te policise se Lezhes. Menjehere nje furgon me police ka mberritur ne vendngjarje dhe prinderit e te mitures kane bere denoncim per te afermin e tyre. Fillimisht efektivet nuk kane vleresuar shume deklarimin verbal per ngjarjen, por gjendja e 10-vjecares ka qene e rende. Kipti eshte arrestuar dhe izoluar menjehere ne paraburgimin e komisariatit te Lezhes, ku dhe u mor ne pyetje mbreme vone. Burime te policise refuzuan te konfirmojne deklarime te te dyshuarit, por konfirmuan se ai paraprakisht e ka pranuar krimin. Sakaq e mitura e cila u nis drejt maternitetit per mjekim, sipas mjekeve, ka pasur hemorragji, si pasoje e dhunes seksuale. Por ne trup jane dalluar edhe shenja te tjera te dhunes fizike.

    Precedente 2005-2007

    TIRANE

    Nje 14 vjecare, B.S., u perdhunua nga dy te rinj, fqinje te saj prane “Profarmes". Prinderit e gjeten te gjakosur ne te gjithe trupin.

    Nje 12-vjecare ne lagjen “Kombinat” shkonte per te blere buke ne dyqan kur u perdhunua nga shitesi. Ne pranga u vu Spiro P., 51 vjec.

    Nje djale 11 vjecar perdhunohet te”gropa e Hajdin Sejdise", ne qender te Tiranes.

    Seks me te mituren, e denoncon babai

    Artan Gj., u arrestua pasi kishte kryer marredhenie seksuale me SH.N., nje te mitur, 15-vjecare ne kodrat e Liqenit Artificial.

    Ibrahim S., arrin te hyje ne banesen e 12 vjecares ne lagjen “Allias" dhe tenton te kryeje marredhenie seksuale me dhune me te.

    Xhemal L., 45 vjec ne Tirane, arrestohet nen akuzen per perdhunim, e ngritur pas denoncimit te vajzes se tij te mitur.

    VLORE

    Maringlen M., 21 vjec nga lagjja "Partizani" e Vlores, arrestohet per perdhunim te 12-vjecares E.S. Pretendoi se nuk e lane ta marre per grua.

    ELBASAN

    Nje 13-vjecare nga Bilishti, mashtrohet dhe me pas perdhunohet ne Elbasan. Policia arreston Parid D. si te dyshuar.



    Cfar mendimi keni per keto mostra forumista?

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Aman o Altin ku i gjete

    E di si ndjehem tani, po te kisha ndonje nga ata perpara do beja vrasje.

    Keta lloj kafshesh duhen zhdukur nga shoqeri, kafshe qe i ka pushtuar djalli.

    Lere aman se nuk kisha kurajo ti lexoja te gjitha, me eshte bere mishi gjemb.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Kta ''njerez'' duhen te varen ne mes te qytetit e te shihen nga te gjithe!

    Me te vertet sic thote Emaus te vjen ti vrasesh!!

    Shume rrenqethese si ngjarje!!

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Jane demone dhe si te tille duhen denuar egersisht,asnje meshire per ta ,por per krijesen e vogel duhet menduar qe te reabilitohet.

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    para ca kohesh degjiva nje emision ne radio ke tu ne usa te cilet po flisni per te njejtin fenomen. dhe nje grua mori ne tel dh etregio historine e nje mikeshes se vet qe i dashuri 35 vjec ja kish perdhunuar te bijen 11 vjece kur ajo kish qene duke bere banje, vajza nuk i kish treguar nga frika qe ai e kish kercenuar, por genjeshtra i ka kembet e shkurtra sepse 11 vjecarja ishte shtazene me te dasshurin e te emes, e cila e dencoi te dashurin dhe ai vuan tani denomin prej 40 vjetesh burg.

    po ne te njejtin program pak me vone merr nje tjeter ne tel dh etregon historin e saj qe kish mbetur shtazane qe 12 vjece me te dashurin e saj 14 vjec , icilu i denua 20 vjet burg ndersa vajza ishte 27 vjece kur fliste ne tel dhe kishte 7 femije.

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Qenka ēmendur mileti. Mendoja se nė Shqipėri nuk do dėgjonim tė tilla gjėra. Por paska edhe atje njerėz tė sėmurė keq nga mendja.




    ns

  7. #7
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Kapet maniaku, dyshohet per “Don Boskon”

    Artan Cena
    E Diele, 14 Tetor 2007

    Kater vajza te mitura kane rene pre e ngacmimeve seksuale te nje maniaku, qe me pas i ka kercenuar me jete, duke i shtyre deri ne tentativen e vetevrasjes. Policia ka hedhur dyshime se 50-vjecari mund te jete autori edhe i disa sulmeve te tjera ne zonen e “Don Boskos”, pak muaj me pare, por ende nuk ka siguruar provat. Kristaq Lena eshte arrestuar duke u zbardhur dita e djeshme nga policia e Tiranes, pas denoncimit te kryer nga prinderit e kater vajzave, tre nga te cilat motra dhe nje kusherire e tyre, banues ne Kamez. Burime zyrtare thane, per gazeten “Koha Jone”, se te demtuarat jane te moshes 6, 12, 14 dhe 16 vjece, ndersa i dyshuari ka shfrytezuar afersine e banesave per te kryer veprimet e turpshme dhe kercenimet me jete te tyre. Gjate deshmise se dhene ne Komisariatin nr. 5, vajzat kane thene se 50-vjecari Lena vinte shpesh ne shtepine e tyre si fqinj dhe i ngacmonte seksualisht. Ky ka qene shkaku qe dy prej tyre kane tentuar prerjen e damareve, por jane ndaluar ne kohe nga prinderit.

    Mbremjen e se premtes prinderit e kater vajzave, tre nga te cilat motra, jane paraqitur ne Komisariatin nr. 5 te Kamzes, ku kane bere denoncim. “Vajzat tona ngacmohen nga nje maniak qe eshte edhe fqinji yne. Ai vinte shpesh ne banese, por nuk e mendonim se ai i kercenonte dhe kryente veprime te turpshme”, deshmuan ata per agjentet kriminale. Menjehere ceshtja ka kaluar ne hetim, ndersa mesohet se 50-vjecari Kristaq Lena nuk ka mundur te ushtroje dhune seksuale mbi te miturat, por vetem ka kryer ngacmime dhe presione. “Sa here vinte ne shtepine tone, ai na ngacmonte seksualisht dhe na thoshte se do te na vriste po te tregonim”, ka rrefyer me e madhja nga vajzat, 16 vjece, emri i te ciles nuk publikohet per arsye etike e sigurie. Pasi eshte arrestuar, Lena u mor ne pyetje per ballafaqim te ceshtjes, por mesohet se ai ka mohuar akuzat, duke thene se kurre nuk i kishte prekur. Burime policore thane se te pakten dy nga vajzat kane tentuar nga nje here vetevrasjen, duke prere damaret me thike, por jane penguar nga prinderit ne momentet e fundit.

    Historia ka nisur dy muaj me pare, kur 50-vjecari Lena ka shtuar vizitat ne familjen e fqinjit qe kishte tre vajza. Se bashku me to rrinte edhe nje e katert, e aferme e familjes. Prinderit nuk kane kuptuar qellimin e ardhjes se Lenes, i cili hynte ne banese edhe kur nuk ishin ata ne shtepi. Vajzat kane treguar se, pasi u fuste duart, ne momentin qe ai nuk arrinte qellimin, i kercenonte se po te tregonin do i vriste ato dhe prinderit. Burime te policise thane se per momentin po hetohet ky rast dhe do te behet ekspertiza mjeko-ligjore dhe trajtimi i te miturave me psikologe.

    “Kater akuza per Lenen”

    Pas denoncimit, policia kishte mbajtur nen vezhgim perreth nje dite te dyshuarin. Policia e kryeqytetit ka bere te ditur se, “dy dite me pare, pas identifikimit dhe gjetjes se vendndodhjes, u krye arrestimi ne flagrance i Kristaq Vasil Lena, 50 vjec, banues ne Kamez”. I ndaluari dyshohet per konsumim te veprave penale si, “veprave te turpshme”, “kanosjes”, “shkaktimit te vetevrasjes e mbetur ne tentative” si dhe “demtimeve te tjera me dashje”. Pas prangosjes dhe komunikimit te akuzave, uniformat blu kane derguan dosjen ne Prokurorine se Tiranes per te vijuar me hetimet e metejshme.

    Dy muaj vajza te terrorizuara ne Tirane

    Maniaku i “Don Boskos” vuri ne alarm policine e Tiranes gjate muajve maj-qershor te ketij viti. Disa vajza kishin denoncuar se nje njeri misterioz i kishte sulmuar me thike, ne zona te ndryshme ne kete lagje, duke shkaktuar dhe demtime ne pjese te fytyres e trup. Burime policore thane dje, per gazeten “KJ”, se aktualisht i arrestuari i djeshem, Kristaq Lena, hetohet per ngacmimet e kater te miturave ne Kamez, por dyshohet dhe do shikohen te dhenat nese eshte i njejti person qe terrorizoi lagjen “Don Bosko” muaj me pare. Gjate asaj kohe, policia e kryeqytetit hodhi ne terren nje numer te madh agjentesh dhe patrullash, por nuk mundi te identifikoje asnje njeri me te dhenat qe ishin depozituar ne polici. Ne rrugen “Don Bosko” u regjistruan te pakten tre raste te denoncuara, ndersa nje tjeter u shenua ne rrugen “Jordan Misja”. Frika prej maniakut beri qe shume nga vajzat e reja te mbylleshin ne shtepi dhe te mos levizin ne oret e vona te mbremjes. Sipas disa te dhenave nga policia, dyshohet dhe per raste te tjera qe jane mbajtur te fshehta. Komisariati i policise nr. 3, qe ka nen juridiksion zonen, mbajti nen vezhgim territorin me agjente, por nuk siguroi prova dhe mbylli hetimet me argumentin “maniaku i Don Boskos nuk ekziston”.



    Precedentet

    Berat

    Adrian Kamberi, 30 vjec, u arrestua pasi akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me dhune, me vajzen e vellait te tij

    Beqir Xhelo, 49 vjec, nga fshati Veleshnje, u arretsua pasi ka tentuar te perdhunoje 28- vjecaren Bukuroshe M., pasi kishte shkuar si mik ne nje tjeter fshat

    Diber

    Astrit Fetau, 27 vjec, u arrestua pasi dyshohet se ka perdhunua 18-vjecaren Vinjola M., me origjine nga Maqellara e Peshkopise

    Cerrik

    Gezim Jolla, 33 vjec, me banim ne qytetin e Elbasanit, u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka perdhunuar 17-vjecaren M. S., po nga ky qytet

    Elbasan

    Kujtim Shukri, nga Vlora, u arrestua pasi dyshohet per perdhunimin e nje 14 vjecareje

    Dritan Elezi, 36 vjec, u ndalua pasi ka tentuar te abuzonte seksualisht me nje vajze 8- vjecare

    Fushe-Kruje

    Gentian Shala, 30 vjec, u arrestua pasi ka hyre ne shtepine e Vera. P, ne Fushe-Kruje, ku dhe me pas akuzohet se e ka perdhunuar

    Tirane

    Pajtim Mehmeti, 44 vjec, banues ne Vaqarr, u denoncua ne polici pasi ka tentuar te perdhunoje dy mbesat e tij

  8. #8
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Per mendimin tim ne Shqiperi duhet te vendoset perseri ligji per denimet me vdekje per rastet e vecanta! Te gjitha keto jane raste te vecanta, ne te cilat autoret nuk meritojne te jetojne me!

    Me kujtohet kur rreth vitit '93 ne Fier u varen tre kriminele ne mes te qytetit sepse kishin masakruar nje familje te tere nga me i vogli te me i madhi! Ky rast eshte nje nga te paktet ku Z. Berisha me ka pelqyer si politikan dhe vendim marres!

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    daku dhe une e mbaj mend , kete fakt, femija i vogel ish 3 muaj

  10. #10
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga daku323\";p=\"14165
    Per mendimin tim ne Shqiperi duhet te vendoset perseri ligji per denimet me vdekje per rastet e vecanta! Te gjitha keto jane raste te vecanta, ne te cilat autoret nuk meritojne te jetojne me!

    Me kujtohet kur rreth vitit '93 ne Fier u varen tre kriminele ne mes te qytetit sepse kishin masakruar nje familje te tere nga me i vogli te me i madhi! Ky rast eshte nje nga te paktet ku Z. Berisha me ka pelqyer si politikan dhe vendim marres!
    Une e mbaj mend shume mire kete rast, por ju them se nuk ka gjene gje e hijshme kur u varen ata te tre, jane skandalizuar shume vete kur pane varjen, megjithate disa e meritojne.

  11. #11
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Re: Perdhunon mbesen 10-vjece.

    Edhe une i mbaj mend....i varen ne mes te sheshit perpara turizmit....i mbaj mend,si i merte era,...o zot....!!!me pas ka rene nje shi dhe nje tufan....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 18-04-2012, 06:50 PM
  2. Pėrdhunon tė miturėn, mė pas i kėrkon dorėn tek i ati
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 10:48 AM
  3. Qeni perdhunon pulen dhe nuk denohet
    Nga 3r1k0 nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 11:13 AM
  4. 15-vjecari perdhunon moshataren
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 10:12 PM
  5. Perdhunon kusheriren, pranga 21-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 05:09 PM