Receta Gatimi

Agron Llakaj: U largova unė para kohe, nuk me pushuan


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 14 prej 14
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Agron Llakaj: U largova unė para kohe, nuk me pushuan

    Qė nga e diela qė lamė pas e nė vazhdim, varietesė sė humorit “Portokalli” do t’i mungojė njė nga figurat me tė cilėn identifikohej… Artisti i njohur i skenės dhe ekranit, Agron Llakaj, njė ndėr ideatorėt e “Portokallisė” largohet nga ky spektakėl pėr t’u rishfaqur sėrish nė muajin janar nė njė tjetėr ekran, e kėtė herė me njė ide ndryshe.





    Do tė jetė moderatori i njė showquiz-i, pėrmes tė cilit do tė bėhen tė pasur me dhjetėra konkurrentė. Mjeshtėri i Madh i artit shqiptar, i dekoruar nga Presidenti i Republikės me kėtė titull pak muaj mė parė, rrėfen nė kėtė intervistė ekskluzive pėr “Gazeta Shqiptare” tė vėrtetėn e largimit tė tij nga ekrani i ‘Top Channel’, duke hedhur nė kėtė mėnyrė dritė edhe mbi aludimet qė janė bėrė pėr njė pushim tė tij nga puna…


    Tashmė publiku ėshtė njohur me lajmin e largimit tuaj nga “Portokallia”, vetėm se nga thashethemet qė qarkullojnė, thuhet se ky largim erdhi para kohe. Mund tė na e tregoni ju se cila ėshtė e vėrteta…? Ju kanė pushuar, apo jeni larguar vetė?
    Sė pari mė lejoni t’ju pėrshėndes! E dyta, ju thoni se sipas thashethemeve qė qarkullojnė… atėherė le tė ngelemi tek e vėrteta e t’i lėmė thashethemet. Pėrballė gjithė halleve dhe shqetėsimeve qė kanė njerėzia, ikja para apo prapa kohe e Agronit nga “Portokallia” dhe ‘TCh’ mė duket njė problem aq periferik saqė mė vjen pėr tė qeshur, por gjithsesi po ju pėrgjigjem…Jam larguar unė para kohe dhe nuk mė ka pushuar njeri, njė vendim personal, i vėshtirė, por i pakthyeshėm.
    Sa ka ndikuar dalja juaj nė festivalin “Kėnga Magjike” nė kėtė largim?
    Gjithmonė nė traditėn shqiptare ėshtė bėrė zakon qė kush largohet nga x vend nė njė vend tjetėr, detyrimisht duhet tė zbrazė malin e mllefeve… Unė, tė gjitha po i lė atje, kam qenė pjesė e njė perandorie mediatike me njė mal investim artistik dhe njerėzor, nė njė “Portokalli” qė historia e artit shqiptar nė gjithė historinė e saj nuk e ka arritur dot deri mė sot, show-komik mė popullor, mė shqiptar dhe pėr tė gjithė shqiptarėt, Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal i zi e kudo nė tė gjithė botėn. Jam krenar pėr ēka kam dhėnė dhe i pėrulur pėr ēka mė ka dhėnė “Portokallia” dhe ‘TCh’. Erdhi njė ditė qė duhej tė largohesha, shkaqet, jo “Kėnga magjike” e jo tė tjera, nuk kanė mė kuptim dhe thjesht mbeten nė tymnajėn mediatike qė qarkullojnė nė variantin e thashethemeve. Unė si Agron nuk dua tė merrem me interpretimin e ēdolloj reagimi ndaj meje, qoftė ai dhe nė dėmin tim. Nė “Kėnga Magjike” shkova si i ftuar special nga njė mik i imi, dhe e ndjeja pėr detyrė ta respektoja, padashur qė dikush tė ndihej keq a tė bėhej keq, kėtu ėshtė momenti pėr tė hapur thesin…por, jo! Kėtu mbyllet. Unė kam personalitetin tim artistik dhe njerėzor, askush nuk mund tė mė shikojė dhe trajtojė si pronė tė vetėn.
    Keni pasur ndonjė konflikt tė brendshėm nė stafin e “Portokallisė”?
    “Portokallia” u bė kjo qė u bė, nga investimi shpirtėror dhe moral i tė gjithėve ne qė e krijuam, e ngritėm me shumė dashuri dhe pėrkushtim dhe me debate si pjesė reale e njė procesi, por konflikt…kurrė!
    Pra nuk ėshtė e vėrtetė se ju keni bėrė sherr? Ėshtė thėnė se ju keni marrėdhėnie tė ftohta me stafin e “Portokallisė”, si qėndron e vėrteta?
    (Qesh)…marrėdhėnie tė ftohta, sherr? Asnjėherė! Ne prej 7 vjetėsh edhe kemi bėrė fjalė, edhe jemi sherrosur, por mė shumė e kemi respektuar njėri-tjetrin dhe kemi bėrė atė qė mbi veten tė fitonte “Portokallia”…uroj qė tė mos ndodhė tani mė pas kjo gjė (ftohja). Nė fund tė fundit, ēdolloj miqėsie ngjason me zjarrin nė vatėr, po i hodhe dru, ka zjarr dhe tė ngrohtė, po e le…shuhet.
    Po pse ky ndryshim, pse po largoheni nga “Portokallia”?
    Artisti, ashtu si edhe vetė jeta, duhet tė ecė nėpėrmjet zhvillimit dhe ndryshimit…unė largohem duke menduar se misioni im nė “Portokalli” mbaroi. Punoj fuqishėm pėr projektin e ri duke respektuar gjithēka kam bėrė, jo vetėm nė “Portokalli”, por kudo ku kam dhėnė kontributin tim artistik dhe qytetar. Me njė fjalė… NDRYSHIM!
    Pagesa ka ndikuar nė kėtė largim tuajin?
    Paguhesha shumė mirė!
    Mendoni se do t’ju mungojė “Portokallia”?
    Ndarjet asnjėherė s’janė tė lehta, nė fund tė fundit ėshtė njė dashuri e madhe, thjesht qė “Portokallia” identifikohej me emrin tim ishte njė ēmim dhe pasuri e madhe…por, puna dhe suksesi nė “Portokalli” kishte emėrues tė pėrbashkėt gjithė trupėn, tavolinėn e punės si mbret i krijimit, zhvillimit dhe realizimit tė suksesit tė pamenduar ndonjėherė. Tashmė, pjesė e biografisė sime artistike. I uroj sukses!
    Pėr cilin nga personazhet tuaja do t’ju marrė mė shumė malli?
    Personazhet janė pjesė e arkivit personal tė Agronit, diku, dikur ato do tė shfaqen….
    Ėshtė vendosur tanimė se cili do tė jetė ai qė do t’ju zėvendėsojė nė “Portokalli”?
    Nuk besoj se ėshtė pyetje pėr mua.
    Jeni ndarė tashmė me trupėn e “Portokallisė”?
    Nuk jam ndarė ende, por pa diskutim qė do t’i takoj, sepse edhe ata kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė rritjen time artistike. Unė jam njė produkt kolektiv dhe si i tillė, mendoj se kornizat e njė artisti gdhenden nga tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij… Pa diskutim qė do takohem me ta.
    Zhvendoseni nė “Klan” pėr tė drejtuar njė show-quiz…Si do tė vini ju nė kėtė format?
    Po. Jam tashmė moderatori i ri i show-quiz-it mė tė famshėm nė tė gjithė botėn, ‘Kush do tė bėhet milioner’. Ėshtė njė format shumė popullor dhe familjar, nė fund tė fundit zgjon te njerėzit detyrimin pėr tė lexuar, pėr t’u informuar, mė saktė aty fitohet nėpėrmjet dijes. Ky format kishte nevojė pėr ndryshim, pėr njė dritare tė fuqishme mediatike dhe ‘Klan’ ėshtė i tillė. Kompania ‘Grand Media’ qė ka ekskluzivitetin e kėtij show pėr 10 vite nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni mė ofroi punėn si moderator tė kėtij formati, gjė tė cilėn e prita me shumė kėnaqėsi dhe shpresoj qė tė jap mė tė mirėn time, ėshtė njė sfidė e re artistike.
    Kur do tė shfaqeni nė “Klan”?
    Nė mes tė muajit janar fillon transmetimi, ēdo tė hėnė. Natyrisht qė ambiciet e mia artistike nuk mbarojnė veē kėtu, po punoj fuqishėm paralelisht pėr njė show komik qė do tė shfaqet po nė “Klan”, por nė njė kohė tė dytė. Besoj se informova ju dhe lexuesit tuaj pėr ēka duhet tė dini mbi Agronin.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 01-12-2010 mė 12:49 PM.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Ouuu,se disha, faktikisht ishte bere pak bajat mendoj....

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    wow dhe un nuk e dija! aii si do katandiset Portokallia tani?

  4. #4
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    U ndjente vertete mungesa e Agronit te dielen qe shkoi dhe mendoj se do ndjehet dhe ne puntatat ne vazhdim...Gjithsesi, Portokallia mbetet Portokalli, me apo pa Agronin, shikueshmeria se besoj se do ndryshoje...

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Iku ky rrug te mbar portokallia nuk eshte gje tani eshte ber shum monotone dhe po fusin nje fjalor pak te piset , kur ai program keshillohet nga te gjihta moshat.

  6. #6
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    kte e di un po thon qe do iki edhe Ami .... do shkrihet fare portokallia ... :/

  7. #7
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Ky qenga larguar vetė, ndersa TELEGRAFI thonte e kan pushuar ! Haha, sa egoista jane kta njerez Kurr Shqiptari nuk mundet ti shikoje punet e veta, pa i rehatuar te huajat

    Respekt !

  8. #8
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    wow dhe un nuk e dija! aii si do katandiset Portokallia tani?

    ska gje se kemi 2xl tani

  9. #9
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    ska gje se kemi 2xl tani
    po jane gallat fare! dhe pse porokallia po behej skandal...

  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Mua portokallia me pelqen,eshte bastarduar pak dokort,por ikja e Agronit them se do ndikoj jashte mase,sepse per mua ai eshte aktori humorist me i mire ne Shqiperi,tani per tani,me sa kam degjuar keshtu kot,thon qe do te iki tek TV Klani.

  11. #11
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Me duket se kete sezon iku dhe Ami nga Portokallia...

  12. #12
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Portokallia eshte ber shum kot dhe shum monotone

  13. #13
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    mua deri tani portokallia me ka pelqyer ......

  14. #14
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Te shofim kush do e prezantoj! Politika ndikon dhe ne Emisionet e Humorit. Sa inat!!!!! mua me ka pas pelqyer, por tani jo dhe aq. Ka ngel vetem simpatia..

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sa kohe i kushtoni vetes para pasqyres???
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 21-05-2013, 07:30 PM
  2. Agron Llakaj do te kaloj te televizionin Vizion Plus
    Nga olsii nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2012, 01:54 PM
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 09:03 AM
  4. Vegla qė ju kursejnė para, kohė dhe tė ruani tė dhėnat
    Nga Kliton nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 02:03 PM