Kompania Samsung Electronics ka njoftuar se gjatė gjashtė javėve tė fundit ka shitur mbi 700.000 njėsi tė kompjuterit tė vet tablet Galaxy, e ajo beson se deri nė fund tė vitit nė duart e blerėsve tė tyre do tė gjenden rreth njė milion pajisje tė kėtilla.

Nė krahasim me Apple iPad, i cili prej tė martės shitet edhe nė vendin amė tė Samsung, Kore Jugore, kjo ende ėshtė e pamjaftueshme, por nga kompania jugkoreane paralajmėrojnė kompjuterė tė ri tablet tė madhėsive tė ndryshme, dhe do tė jetė interesante tė pėrcillet se si iPad do tė pėrballet me popullaritetin e rivalit tė drejtpėrdrejt nė treg.


Apple nga prilli, kur iPad ėshtė lėshuar nė shitje, ka shitur mbi tetė milionė pajisje tė kėtilla, shkruan agjencia e lajmeve AFP. Megjithatė, pasi qė edhe Sony, RIM, Toshiba, Hewlett-Packard, Motorola, Dell, Asus e Acer po ashtu janė duke pėrgatitur apo tanimė kanė nė shitje kompjuterėt e vet tablet, pritet qė deri nė fund tė kėtij viti do tė shiten 20 milionė kompjuteri tė kėtij lloji, e deri nė 2014 madje 208 milionė, kanė vlerėsuar ekspertėt e kompanisė Gartner.

Apple iPad i gjeneratės sė parė nuk ka kamerė, nuk funksionon si telefon dhe nuk ka video standard Flash. Kjo ėshtė njė sfidė e madhe pėr Samsung, tableti i tė cilit prej 18 centimetrash ėshtė dukshėm mė i vogėl se Apple.

Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės iPad mė i lirė kushton 499 dollarė, e ai mė i shtrenjti deri nė 829 dollarė. Samsung Galaxy Tab kushton rreth 600 dollarė pa parapagim nė rrjet. /Telegrafi/