Ambasadori i ri amerikan Aleksandėr Arvizu ka mbėrritur me avion nė Tiranė sot rreth orės 14:00. Arvizu u shpreh i gatshėm tė japė njė prononcim tė shkurtėr pėr shtyp ku shprehu falenderime ndaj administratės amerikane qė e caktoi nė pozicionin e pėrfaqėsuesit tė Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri.

“Kjo ėshtė vizita ime e parė nė Shqipėri. Jam shumė i nderuar tė jem Ambasadori i SHBA-ve nė Shqipėri. I jam mirėnjohės Presidentit Obama dhe Sekretares Amerikane Klinton qė ma dhanė kėtė mundėsi”, u shpreh Arvizu nė prononcimin pėr shtyp.

Ambasadori amerikan premtoi se do tė ecė nė hapat e pasardhėsve tė tij, duke pėrmendur atė mė tė fundit, Xhon Uithers. “Jam i vetėdijshėm tė vazhdoj hapat e pasaradhėse tė mi, flas kėtu pėr parardhėsin tim Uithers, dhe tė tjerė para tij, dhe do vazhdoj vazhdimėsinė e tyre. Jam i emocionuar pėr kėtė mundėsi, shpresoj qė nė muajt nė vazhdim Shqipėria tė vazhdojė hapat nė proceset e integrimi. Jam i bindur qe kam per te mesuar shume ketu. Sinqerisht jam i kėnaqur qė jam kėtu!”.

Aleksander Arvizu, ėshtė diplomat karriere i Shėrbimit tė Huaj, nė rangun e kėshilltarit ministror. Ai u emėrua nė kėtė post nė muajin korrik tė kėtij viti pas mbajtjes sė detyrės si drejtor i zyrės sė zhvillimit tė karrieres dhe pozitave nė Departamentin Amerikan tė Shtetit........


HAJDE ME KEMB TE MBAR ISHALLA