“Ende ka shpresė” ėshtė njė kėngė plot dashuri, sa baladė aq dhe energjike, pėr tė cilėn Alban Skėnderaj dhe Miriam Ēani kanė shumė shpresė se mund tė rrėmbejnė trofeun e vitit nė Festivalin e 49-tė tė RTSH-sė.








normal_miriamcanialbanskenderaj.jpg



“Nė festival sjellim kėngėn tonė tė zemrės dhe hyjmė pse jo pėr tė fituar… Dy kėngėtarėt shprehen kėshtu pėr gazetėn “Panorama”, duke mos e fshehur aspak ambicien e tyre pėr tė fituar kupėn e kėtij edicioni. Ēifti i kėngėtarėve tė sukseshėm, qė tashmė janė duke jetuar dhe njė bashkėjetesė nė Gjermani, u bėnė objekt i thashethemeve mes kėngėtarėve dhe zhurmės sė krijuar nė media se kishin bėrė pazare paraprake duke blerė ēmimin e parė tė festivalit, njė kupė qė i ēon kėngėtarėt automatikisht nė skenėn e Festivalit Europian.


Pasi zjarri i thashethemit brenda mureve tė Radio-Televizionit Publik Shqiptar mori pėrmasa mediatike, Miriami dhe Albani pohojnė nga Gjermania se po pėrgatiten qė nė festival tė sjellin njė kėngė vėrtet tė zjarrtė. Alban Skėnderaj tregon se si ndihet para garės, ku nė skenėn e Pallatit tė Kongrereseve nė datat 23, 24, 25 dhjetor do tė ndajnė ethet e fitores mes 32 kėngėtarėve tė rinj e VIP, ndėrsa do tė performojnė “live” nė skenėn ku njė vit mė parė provuan pėr herė tė parė emocionet e moderatorėve:
Alban, ende pa u shpallur lista e pjesėmarrėsve nė festival, gjithandej gėluan fjalė se ju kishit rėnė nė marrėveshje pėr tė pasur njė fitore tė sigurt. Ke ndonjė koment?
Nė fakt, kjo gjė ndodh vetėm nė Shqipėri dhe nuk ėshtė aspak e hijshme, pasi edhe kur nuk ekziston diēka, do tė krijohet patjetėr. Zhurma u krijua si fillim nga njė kėngėtare kosovare, Linda Halimi, dhe pas kėsaj mbeti thjesht njė thashethemnajė qė u shua shpejt.
Pse mendoni se u krijua kjo thashethemnajė pikėrisht pėr ju tė dy, ndėrkohė qė nė garė ka dhe emra tė tjerė tė njohur?
Po, mendoj thjesht nga ideja qė ne vitin e kaluar ishim moderatorė tė festivalit dhe qė tashmė jemi tė suksesshėm. Kjo mund tė krijonte idenė se pas atij promocioni, natyrisht qė do hamendėsohej se kėsaj here njė ngjitje e jona nė skenė mund tė bėhej vetėm nėse do kishim tė sigurt ēmimin e parė. Por jo, s’ka lidhje…
E shihni kėtė zhurmė si njė reklamė tashmė, apo si disfavor pasi hyni nė garė ndoshta me njė paragjykim...
Nuk e di nėse mund tė quhet reklamė. Gjithsesi, edhe pse asgjė s’kishte tė vėrtetė nė atė qė u tha, shpesh kėto thashetheme tė prishin punė, ndėrsa kėrkon tė hysh nė njė garė si i barabartė me kėngėtarėt e tjerė. Mendoj se pas kėtij zjarri, tė cilit i ėshtė hedhur benzina ende pa filluar gara, mund tė ndodhė qė edhe tė paragjykohemi… Por prapė them se bashkė me Miriamin nė kėtė garė hyjmė pėr tė fituar dhe s‘kemi pse ta mohojmė kėtė dėshirė.
Ku bazoheni nė ambicien tuaj pėr tė fituar? A keni realizuar vėrtet njė kėngė pėr shijet e Festivalit Evropian?
Kėnga “Ende ka shpresė” ėshtė njė kėngė shumė e zjarrtė, vargjet i kam shkruar unė, ndėrsa pėr muzikėn kemi punuar bashkė me Miriamin. Kemi njė kohė tė gjatė qė punojmė pėr kėtė kėngė dhe natyrisht jemi optimistė dhe tė lumtur, pasi kemi realizuar njė kėngė shumė tė fortė, sa baladė aq dhe energjike