Shėrbimi i popullarizuar pėr shkėmbim tė skedarėve tė muzikės qė e ka quar lėmsh me industrinė e muzikės, ka marr fund. LimeWire tha tė premten se do tė mbyll shėrbimin e saj deri nė fund tė kėtij viti e gjithashtu edhe zyrat nė Nju Jork do tė mbyllen.

“Si rezultat i situatės sė tanishme ligjore, ne nuk kemi asnjė mundėsi tjetėr pos t’i mbyllim operacionet e LimeWire” tha kjo kompani nė njė deklaratė. “Pavarėsisht pėrkushtimit tonė dhe tentimeve tona, 31 dhjetori i vitit 2010, do tė jetė dita kur LimeWire Store do tė mbyll duart e saja virtuale”.

LimeWire ka filluar si njė shėrbim peer-to-peer pėr shkėmbim tė skedarėve, nė formė tė ngjashme me Grokster apo me versionin e radhės tė Napster, qė iu mundėsoi pėrdoruesve tė tregtojnė skedarė muzikorė tė paautorizuar online.

Pasi u ndoq penalisht nga shumė kompani nė vitin 2006, LimeWire zhvilloi njė shėrbim abonimi pėrmes tė cilit shiste muzikė tė licencuar nga studio tė pavarura. Kompania sė fundi pati tentuar tė krijojė edhe njė shėrbim tjetėr me pagesė, qė do t’i kėnaqte shumicėn e studiove kryesore. Por loja filloi tė merr fund nė muajin maj kur gjykatėsi Kimba M. Wood nga Gjykata Federale e Qarkut nė Manhattan vendosi qė kompania ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e tė drejtave autoriale, dhe mund tė detyrohet pėr tė paguar miliona dollarė dėme.

Nė tetor, Wood urdhėroi qė LimeWire tė ndal “kėrkimin, shkarkimin, ngarkimin, tregtimin apo distribuimin e skedarėve, qė nėnkuptonte fikjen e shėrbimit, por shėrbimi me abonentė – LimeWire Store – mbeti nė funksion.

LimeWire mė pati shtuar se shpreson arritjen e njė shėrbimi mė tė mirė me pagesė, por tani duket se edhe kėto plane kanė marr fund. Njė seancė dėgjimore nė lidhje me dėmet e shkaktuara pritet tė bėhet nė muajin janar tė vitit tė ardhshėm. /pcworld.al