Filmi i tij i fundit “Shqiptari”, ka fituar disa ēmime tė para nė festivale tė rėndėsishėm tė filmit nė botė, duke e ngritur mė shumė se njė herė nė piedestalin e aktorit mė tė mirė edhe vetė atė, Nik Xhelilajn. E po ky film cilėsohet si njė ndėr mė tė sukseshmit edhe kėto ditė qė po shfaqet nė kinematė shqiptare. Por kaq nuk mjafton pėr tė jetuar si njė yll. Ēdo ditė pėr tė ėshtė njė sfidė me vete, duke vrapuar nga dera e Teatrit Kombėtar ku ėshtė angazhuar sė fundmi, tek biznesi i familjes qė ėshtė njė lokal i vogėl nė njė nga lagjet e Tiranės.

E kur ti habitesh pėr tė kuptuar se ēfarė lidhje ka tė qėnit aktor me menaxhimin e njė lokali, Niku ta pret shkurt duke tė thėnė, se duhet punuar pėr tė ecur nė jetė. Sensi i tij i prakticitetit tė lė tė kuptosh menjėherė se nuk ke pėrpara njė artist nga ata qė ecin me kokėn nė re, por njė djalosh tė guximshėm, realist e luftarak. Tė cilin fati nė fillim, e mė pas puna e kanė renditur ndėr figurat mė premtuese tė kinematografisė shqiptare. I sukseshėm, i talentuar dhe i kėrkuar nga regjisorėt, ai rendit nė karrierėn e tij tre role tė mėdha protagonisti nė kinema. Kėto filma janė “Trishtimi i zonjės Shnajder”, me regji nga Pirro dhe Eno Milkani, “Gjallė” me regji nga Artan Minarolli dhe filmi “Shqiptari” me regji nga Johanes Naber.


Si ndodhi qė regjisori Pirro Milkani tė pėrzgjodhi pėr tė interpretuar rolin kryesor nė filmin Trishtimi i Zonjės Shnajder?

“Isha nė mes tė vitit tė parė nė Fakultet, ndjehesha i mėrzitur dhe i zhgėnjyer. Doja tė lija shkollėn sepse tė gjithė miqtė e mi ndoqėn rrugė tė tjera nė jetė, hapėn biznese tė vogla, kishin para nėpėr duar. Mua mė dukej se puna qė kisha zgjedhur nuk premtonte diēka tė kėtillė, mė dukej diēka pa tė ardhme. Ishte thjesht fat, momenti kur regjisori Pirro Milkani i cili kishte bėrė foto audicion me qindra studentė e tė rinj pėr filmin e tij mė pa nė oborrin e shkollės dhe mė kėrkoi tė mė bėnte njė foto. Atėhere sinqerisht nuk e kuptova rėndėsinė e atij momenti, madje pranova disi i bezdisur tė bėja atė foto qė mu duk mė shumė njė shaka. E megjithatė mes 400 aktorėve qė konkurruan pėr kėtė rol, nė fund u pėrzgjodha unė dhe kėshtu nisa punėn me regjisorėt Milkani pėr kėtė film”.

A pėrpoqe shumė, pėr tė hyrė nė karakterin e Pirro Milkanit tė ri? Dihet qė ky film kishte nota autobiografike nga jeta studentore e regjisorit tė njohur nė Ēeki

“Nuk mė kujtohet tė kem bėrė ndonjė pėrpjekje tė madhe pėr tė ndėrtuar njė karakter. Mbaj mend qė naiviteti, ndjeshmėria qė reflekton roli erdhi si pasojė e qėndrimit gjatė gjithė kohės me Pirron nė krah. Aty mund tė them se mėsova ABC-nė e ndėrtimit tė njė filmi, ēfarė ishte njė skenar, ē’do tė thoshte protagonist, premierė. Aty mėsova tė jem aktor”.

Mė pas nė vitin 2008 ju u pėrzgjodhėt nga njė tjetėr regjisor Artan Minarolli, kėtė herė pėr rolin e njė djaloshi tė ri nga Malėsia e Veriut tė Shqipėrisė. Filmi “Gjallė” trajtonte historinė e njė djaloshi i cili papritur pėrballet me Kanunin dhe hakmarrjen.

“Mendoj qė ishtė roli im i parė nė filmin e Milkanit qė mė ēoi drejt fitimit tė rolit nė filmin Gjallė, ishte siguria qė regjisori Artan Minarolli kishte krijuar nga intepretimi im. Megjithatė sėrish u zhvillua njė audicion i cili zgjati 2 muaj. Kur zbrita nė sheshin e xhirimeve e ndjeja veten mė tė sigurtė si aktor dhe nė atė kohė mė kujtohet se hoqa dorė edhe nga diploma nė vit tė fundit pėr tė vazhduar me xhirimet e filmit. Avantazhi ishte se regjisori Artan Minarolli vinte vetė nga njė shkollė aktrimi dhe ishte shumė ndihmues nė sheshin e xhirimeve. Megjithatė, aty kuptova se kur ke rol kryesor, kur e gjithė trupa e xhirimit ėshtė e fokusuar pėr tė tė ndihmuar ty, ėshtė e pamundur tė mos impenjohesh. Unė jam njė njeri qė punėn e marr me shumė seriozitet dhe jap maksimumin tim”.

E nė fund njė rol tjetėr shumė i rėndėsishėm, njė film me temė emigracionin dhe regjisor njė tė huaj, Johanes Naber nga Gjermania. Filmi “Shqiptari”, i cili nė origjinal titullohet “Der Albaner” ėshtė jo vetėm roli juaj mė i arrirė, por qė ju ka vlerėsuar edhe me ēmime tė para si aktori mė i mirė. Po pėrmend kėtu vetėm njė prej festivaleve shumė tė rėndėsishėm, ai ndėrkombėtar i filmit nė Moskė “Karlovy Vary” qė ju nderoi me ēmimin aktori mė i mirė, ishte vetė Luc Besson njė emėr i madh i kinemasė botėrore ai qė ju vlerėsoi nė krye tė jurisė.

“Mė kujtohet qė dhe pėr kėtė film, fati e deshi qė tė isha protagonist pasi u paraqita vetėm ditėn e fundit tė audicionit qė regjisori po bėnte me tė rinjtė shqiptarė. Shkova rastėsisht nė audicion, madje regjisori gjerman ishte totalisht kundėr aktorėve qė kishin ekperiencė. Megjithatė nuk mund tė them se dy filmat e mi tė parė nuk ndikuan nė vendimin e Johanes Naber pėr tė mė pėrzgjedhur. Xhiruam nė Valbonė, Berlin, Tiranė. Subjekti i filmit, historia e njė djaloshi malėsor nė emigracion i cili detyrohet tė bėjė gjithēka nga punėt e rėndomta e deri tek krimi pėr tė jetuar jetėn e tij dhe dashurinė dukej mė shumė njė klishe.

Por mė kėtė film pata njė ndjesi tė veēantė, qė nga titulli “Shqiptari” gjithēka mė dukej personale. Unė aty e ndjeva qė duhej shumė pėr tė ndėrtuar karakterin e Arbenit. Atė kohė kisha dhe disa sfida me veten time por edhe me rrethin artistik nė Shqipėri qė kishin filluar tė mė paragjykonin si djaloshi bukurosh qė e duan regjisorėt. Ndaj e vendosa. Pėr kėtė film, rashė nga pesha plot 18 kile, qėndrova me javė tė tėra nė fshatrat e malėsisė pėrkrah djemve qė jetonin atje dhe kėshtu fitova thjeshtėsinė e naivitetin e jetės sė tyre. Pastaj ndjeja njė detyrim ndaj emigrantėve shqiptarė kudo qė janė, duke vėnė nė radhė tė parė theksin tek fakti qė vlera morale nuk humbet kurrė. Dhe ky rol doli vėrtet mirė. Ka fituar disa cmime tė para nė festivale tė rėndėsishėm ku padyshim mė i madhi ėshtė ai i Moskės qė pėrmendėt ju.

Unė deri mė tani kam fituar dy kupa tė arta si aktori mė i mirė protagonist. Filmi po shfaqet me shumė sukses edhe nė Tiranė. Dhe shumė shpejt do te jetė edhe nė festivale tė tjerė ndėrkombėtar nė SHBA, e mė gjėrė. Uroj qė tė ketė tė njėjtin sukses si deri mė tani.