Google ka paralajmėruar masa tė reja me tė cilat do duhet tė siguronte zvogėlimin e sasisė sė pėrmbajtjeve pirate tė cilat janė nė dispozicion nėpėrmes faqeve tė saj tė internetit.

Nė Google paralajmėrojnė se brenda 24 orėsh do tė reagojnė nė kėrkesat pėr largimin e pėrmbajtjeve tė mbrojtura nėn tė drejtat autoriale nė faqet e saj (fillimisht vetėm nga makina e kėrkimit dhe Blogger).

Po ashtu theksohet se do tė parandalojė shprehjet qė lidhen ngushtė me piraterinė tė cilat paraqiten nė funksionin Autocomplete. Do tė pėrmirėsohet edhe mbikėqyrja e piraterisė nė rrjetin e reklamimit AdSense, si dhe do tė tentohet qė pėrmbajtjet e autorizuara tė bėhen me tė lehta pėr t’u gjetur e shfletuar.

Veprimet e reja nė luftė kundėr piraterisė Google i sjell pasi qė ėshtė gjetur nėn presion tė shtuar tė kompanive mediale qė tė bėhet mė shumė nė luftėn kundėr ndarjes sė paligjshme tė dosjeve. Nė fakt, makina e kėrkimit tė Google ende ėshtė njėra ndėr mėnyrat mė tė popullarizuar pėr kėrkimin e pėrmbajtjeve pirate. /Telegrafi/