Gjersa Pentagoni dhe aleatėt e SHBA-sė po shqetėsohen rreth asaj se armiqtė e tyre do tė vendosin “ndėrprerės vrasės” brenda mikroēipave kritik, hardueri kompjuterik ushtarak vazhdon tė jetė i rrezikuar nga njė shkallė shumė mė e lartė e rrezikut: ēipa tė dyshimtė.

Njė kompani elektronike me bazė nė Britani tė Madhe ka shpalosur njė sistem tė klasifikuar tė avionics tė prodhuar pėr njė aeroplan ushtarak, i cili dėshtoi kur u vendos nė njė aeroplan pėr testim.

Sipas burimit pranė kėsaj kompanie, mund tė ndodh qė elementet qė duhen lidhur nė njė mikroēip mund tė mos lidhen me kėmbėt metalike tė bartėsit tė ēipit – pakoja plastike qė mban dhe ruan ēipin e silikonit. E kur njė bartės lidhet me pllakėn e qarkut, atėherė ēipi dėshton tė funksionojė.

Ajo qė ka befasuar kompaninė, e cila ka folur pėr New Scientist nė kushte anonimiteti, ėshtė se ēipi ka arritur me njė furnizues tė vėrtetuar tė mbrojtjes. “Ishte njė artikull origjinal – por furnizuesi ka lidhur ēipin me njė veshje tė palės sė tretė qė tani ėshtė zhdukur”.

Pėr shkak se bartėsi i ēipit ėshtė njė kuti e mbyllur e zezė, bartėsit e falsifikuar qė nuk pėrmbajnė ēipa gjithashtu po bėhen njė vend i zakonshėm, thekson burimi. Nė raste tė tjera ka edhe produkte tjera false nga pllaka tė ricikluara e tė pastruara, tė cilat mė pas printohen nėn kėto shenjėzime tė ēipave ushtarak. Nė fakt, njė grua nga Florida kohė mė parė ishte shpallur fajtor pėr shitjen e ēipave tė falsifikuar me njė vlerė prej 16 milion dollarė, tek ushtria Amerikane dhe armatat multinacionale tė BAE Systems.

“Operacionet e falsifikimit po bėhen me makina tė mira dhe me njė ekosistem tė pėrkrahur mirė dhe tė plotė pėrreth tyre” thekson Ruch Thomson, njė ekspert i origjinalitetit tė produkteve pranė firmės R&D nė Britani tė Madhe. /pcworldalbanian