Incidenti ka nisur me fjalė dhe ka pėrfunduar me dhunė fizike mes dy kėngėtareve vonė pas mesnatės sė tė dielės. Tė dyja kėngėtaret denoncuan njėra-tjetrėn nė Komisariatin nr.1 tė Tiranės, duke pretenduar dhunė fizike dhe fyerje tė ndėrsjella. Sherri i radhės mes kėngėtareve tė njohura ndodhi rreth orės 02:00 tė mėngjesit tė djeshėm, pranė njė kompleksi tė njohur, tek Liqeni Artificial nė kryeqytet. Burime nga policia thanė se Rozana Radi pretendon se ėshtė goditur me grushte nė fytyrė nga kėngėtarja Rezarta Shkurta. Sipas policisė, Rozana Radi ka edhe shenja tė dukshme nė pjesėn e fytyrės, njė mavijosje nė pjesėn e sipėrme tė syrit tė djathtė. Pėr kėtė arsye, Rozi i ėshtė nėnshtruar edhe njė ekzaminimi mjeko-ligjor dhe sot pritet edhe njė raport paraprak qė do tė dorėzohet nė polici. Tė njėjtėn gjė ka pretenduar edhe kėngėtarja tjetėr, Rezarta Shkurta, e cila ka pohuar se ėshtė sulmuar nga Rozana dhe mė pas ėshtė vetėmbrojtur. Gjithashtu, edhe Rezarta Shkurta i ėshtė nėnshtruar njė ekspertimi mjeko-ligjor, edhe pse sipas ekspertėve ajo nuk ka shenja tė dukshme. Pėr tė dy kėngėtaret, policia ka nisur procedim penal nė gjendje tė lirė, me akuzėn dėmtime tė tjera me dashje dhe ditėt nė vazhdim pritet qė dosja tė dėrgohet nė Prokurorinė e Tiranės. Burimet sqaruan se rreth kėsaj ngjarjeje ka dhėnė deklarime nė Komisariatin nr.1 edhe bashkėshorti i Rezarta Shkurtės, i cili ka qenė i pranishėm gjatė pėrleshjes sė kėngėtareve