Me mė pak se dy muaj tė mbetur deri nė paraqitjen e Dead Space 2, adhuruesve padyshim qė po u rritet entuziazmi dhe pėr tė mbajtur edhe mė tej nė nivel tė lartė kėtė entuziazėm, EA dhe Visceral Games po planifikojnė tė shpalosin demon pėrkatėse tė lojės.


Electronic Arts dhe Visceral Games janė vėnė prapa atyre qė simpatizojnė lojėn dhe dėshirojnė tė futen nė aventurėn mė tė re tė Isaac Clarke, dhe sot ata kanė bėrė tė ditur se demo e Dead Space 2, do tė paraqitet nė treg gjatė kėtij muaji. Gejmerėt e Amerikės veriore mund tė marrin demon pėrmes PlayStation Network dhe Xbox Live me datėn 21 dhjetor tė kėtij viti, kurse Evropianėt mund tė marrin demon vetėm nga PlayStation Network duke filluar me 22 dhjetor 2010. Sa i pėrket gejmerėve nė platformėn PC, nuk ėshtė bėrė e ditur nėse do tė ketė demo.

Dead Space 2 ndjek hapat e inxhinierit Issac Clarke gjersa ai merr armatimet e tija dhe vazhdon tė ndjek kėrcėnimin Necromorph nė Sprawl, njė stacion hapėsinor qė dikur ishte njė makinė e lyer mirė me vaj dhe tani ėshtė e mbingarkuar me krijesa tė kėqija. Demoja do t’iu mundėsojė gejmerėve qė tė shėtisin pėrmes Church of Unitology dhe tė tentojnė armėn e re Javelin si dhe tė shijojnė aftėsitė e pėrditėsuara pėr statik dhe telekinetikė. Pritet qė tė ketė edhe gjėra si Zero-G, dhe natyrisht si gjithnjė, gjaku nuk do tė mungojė as kėtė herė. /pcworldalbanian