Nuk ishte shumė kohė mė parė kur drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhuroi 100 milionė dollarė pėr shkollat e Newark, ndėrsa tani sipas asaj qė thuhet nė Wall Street Journal - duket se Zuckerberg ka planifikuar njė donacion edhe mė tė madh, pasi qė sipas raportit tė kėsaj gazete, ai do tė dhurojė pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sė tij pėr bamirėsi.

Nėse ndodh tė jetė kėshtu, atėherė Zuckerberg do t’i bashkohet miliarderėve tė tjerė si Bill Gates, Warren Buffet, George Lucas dhe 50 njerėzve tė tjerė qė kanė dhuruar pjesė tė mėdha tė pasurisė sė tyre, nė kuadėr tė lėvizjes “Giving Pledge” e cila ishte inicuar nga Bill Gates, gjatė muajit gusht.

Mirėpo, ende nuk ka detaje se cilat bamirėsi do tė marrin paratė nga lėvizja “Giving Pledge”, ndėrsa Zuckerberg dhe 16 miliarderė tė tjerė, duke pėrfshirė edhe themeluesin e AOL, kanė rėnė dakord qė tė japin njė pjesė tė madhe tė pasurisė sė tyre pėr bamirėsi. / Telegrafi /