Facebook e refuzon ofertėn e Microsoft. Microsoft e ka konfirmuar se ka tentuar ta blejė rrjetin mė tė madh social nė botė – Facebook.com, pėr njė ēmim prej 15 miliardė dollarėsh.

Duke folur pėr panelin e quajtur – “How to get acquired” gjatė konferencės Le Web nė Paris, drejtori i Microsoft pėr Strategji dhe Pėrvetėsime, Fritz Lanman, i ėshtė pėrgjigjur pyetjes sė moderatorit Loic Le Meur, duke thėnė “Po, ne kemi tentuar ta pėrvetėsojmė Facebook-un. Ne dhe Facebook kemi pasur shumė ngjashmėri, dikur”.

Pėrgjigja e drejtorit tė strategjisė sė Microsoft e konfirmon spekulimin, i cili ėshtė publikuar edhe nė librin e David Kirkpatrick – “The Facebook Effect”.

Duke folur lidhur me kėtė temė, Lanman gjithashtu ka spekuluar me vlerėn e Facebook, duke thėnė se ajo mund tė rritet dhe tė barazohet me atė qė sot e ka Microsoft. / Telegrafi /