Raportuesi pėr Ballkanin i Parlamentit tė Evropės, Jelko Kacin, deklaron se Kosovės i duhet sa mė shpejt krijimi i qeverisė pėr shkak tė, qėndrueshmėrisė politike nė vend dhe pėr fillimin e dialogut me Beogradin.

Nė njė intervistė pėr BBC-ne Kacin ka pėrmendur mundėsinė e kandidimit tė kryeministrit nė dorėheqje pėr president tė vendit duke e cilėsuar kėtė hap tė mundshėm, pas publikimit tė projekt raportit tė Dick Marty, si shmangie nga situata aktuale shumė e rėndė dhe bllokuese nė rastin e krijimit tė Kuvendit tė ri, tė qeverisė se re tė Kosovės dhe mė vonė edhe tė presidentit tė vendit.

Ai tha se akuzat nė projekt raportin e tė dėrguarit tė KE-sė, Dick Marty, nuk mund tė jenė njė argument dhe arsyetim pėr shtyrjen e bisedimeve mes Kosovės dhe Serbisė.

Raportuesi pėr Ballkanin i Parlamentit tė Evropės e cilėsoi gatishmėrinė e presidentit Tadiē dhe kryeministrit Thaēi pėr t’u takuar si manifestim tė vullnetit tė mirė dhe pozitiv pėr fillimin e dialogut.

Sipas tij nėse projekt raporti i Dick Marty-t do tė miratohet nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kėshillit tė Evropės, atėherė Shqipėria dhe Kosova do tė kenė nevojė pėr njė ndihmė ndėrkombėtare nė hetimin e akuzave tė bėra.

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka paralajmėruar padi ndaj tė dėrguarit tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty, pėr siē ka thėnė, shpifje ndaj tij.

Nė njė raport tė tij, Marty e akuzon zotin Thaēi si “kreun e njė rrjeti tė krimit tė organizuar qė trafikonte organe njerėzore tė marra nga tė burgosurit e vrarė”.