Sa herė qė pėrmendet qyteti i Fierit, mendja tė shkon tek nafta dhe bujqėsia.
Nė kėtė vėshtrim tė shkurtėr, kjo qendėr relativisht e re, krahasuar me Beratin, Shkodrėn apo Elbasanin, mė shumė gjėra pėr t`u eksploruar, do tė vijė ndryshe:
“Nė kėtė qytet prej 100 vjetėsh bashkėjetojnė kosovarė, myzeqarė, ēamė, mallakastriotė, labė tė cilėt bashkėjetojnė nė mėnyrė tė mrekullueshme dhe pėr mua ėshtė i vetmi qytet nė botė qė di tė bashkėjetojė kaq mirė”, thotė Baftjar Zeqaj, Kryetari i Bashkisė sė Fierit.
Jemi nė hyrje tė qytetit, ky shesh quhet Vangjel Lule, mban emrn e njeriut qė nė shekullin e 19-tė, i apasionuar pas kulturės dhe antikuarėve, i dorėzoi arkivit tė shtetit Kodikun e manastirit tė Shėn Kozmait, qė dėshmon pėr historikun e Myzeqesė nė shekujt e 17-tė dhe 18-tė.
Por gjurmėt e vjetra tė qytetit i gjejmė nė njė nga katėr lagjet e hershme, nė Bishanak, aty ky sot gjendet Shkolla Artistike Rajonale, qė mban emrin e shkrimtarit tė njohur tė letėrsisė klasike, Jakov Xoxės, njerėzit dhe trevat e Myzeqesė pėr tė kanė qenė objekt i krijimtarisė sė tij.
Buzė lumit Gjanica, ngrihet Kisha e Shėn Gjergjit, e besimit ortodoks. E shkatėrruar nė valėn e madhe tė lėvizjes komuniste nė `67-ėn, ky objekt filloi tė funksionojė si i tillė pas vitit 2000. Besimtarėt mblidhen kėtu nė shėrbesat liturgjike dhe ditė tė veēanta, por Kisha, si vend dhe objekt, ėshtė e lidhur ngushtė me themelimin e Fierit.
“Kisha u ndėrtua nga kleri ortodoks nė vitin 1781 buzė brigjeve tė lumit Gjanica. Ndėrtimi i Kishės ishte bėrthama e zgjerimit dhe urbanizimit tė Fierit sepse pranė kishės u ndėrtua fillimisht njė han, disa dyqane dhe nisi popullimi me banorėt e parė qė ishin myzeqarė”, tregon historiani Ilirjan Gjika.
Po me tė kaluarėn e qytetit ėshtė e lidhur edhe qyteti antik i Apolonisė, i themeluar nė vitet 500 para erės sonė, aty ku Perandori i parė romak August studioi pėrpara se tė bėhej Cezar. E zbuluar prej arkeologut francez, Leon Reit, nė 1924, ndėrkohė qė Ugolini gėrmonte nė Finiq, qendra vizitohet nė dimėr dhe nė verė:
Nuk mund tė kuptohet Fieri pa futbollin e tij, njė qytet qė dhuroi skuadėr ambicioze nė vitet `80. Sot takojmė Ilir Meēen, i sapokthyer nga emigracioni. Dikur ka qenė mesfushor me numrin 4. Skuadrės i dhuroi shpirtin, ndėrsa tifozeve golat:
“Fieri ka pasur disa ekipe tė mira: Apollonia e parė, e viteve ’71-’74, nė tė cilėn ka qenė trajner Zihni Gjinali. Apollonia e viteve ’79-’80 ka qenė Apollonia mė e fortė, ndėrsa Apollonia e viteve ’85 e mė tej ėshtė skuadra mė e suksesshme sepse ka pasur nė pėrbėrje edhe Kujtim Majacin, njė nga lojtarėt mė tė fortė tė futbollit shqiptar”, kujton ish-futbollisti Ilir Meēe.
Dhe pėr t`ju pėrmbajtur traditės flasim pėr gastronominė, nėse vendasit i pyet pėr pjatėn tradicionale, merr pėrgjigje tė ndryshme, si vetė origjina e banorėve nė kėtė zonė:
Fierin e sollėm pėrmes njerėzve, banorė tė hershėm dhe tė rinj, njė qytet qė synon tė shkojė pėrtej tė tashmes nė vlera dhe mundėsi.
Burimi:Top-Channel