Jo vetėm se po e kalon gjigantin e kėrkimit Google sa i pėrket trafikut me vizita, mirėpo rrjeti mė i madh social nė botė – Facebook.com tani po e kalon rivalin e saj edhe sa i pėrket biznesit tė reklamave.

Tė dhėnat e vitit 2010 thonė se pjesa mė e madhe e tė hyrave nė Facebook vjen nga bizneset e vogla dhe tė mesme, tė cilat gjithnjė e mė shumė po e pėrdorin sistemin personal tė krijimit tė reklamave nė kėtė rrjet social.

Njė model i ngjashėm i biznesit dhe blerjes sė reklamave e ka shndėrruar kompaninė Google nė njė gjigant i cili grumbullon mė shumė se 200 miliardė dollarė, ēdo vit.

Gjatė vitit 2010, reklamimi nė Facebook ėshtė rritur pėr shumė se 86 pėr qind nė krahasim me vitin paraprak, qė nėnkupton se kjo faqe ka arritur tė grumbullojė mė shumė se 1.86 miliardė dollarė nė nivelin global, ndėrsa prej gjithė kėsaj shume 1.21 miliardė dollarė vjen nga tregu amerikan, thuhet sipas eMarketer.

Me kėto shifra, mendohet se Facebook sot mban mė shumė se 5 pėr qind tė totalit tė reklamave online, ndėrsa parashikohet qė kjo shifėr tė rritet nė 8 pėr qind gjatė kėtij viti.