Receta Gatimi

A ka apo s’ka privatėsi nė Facebook?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post A ka apo s’ka privatėsi nė Facebook?


    Nė rrethet teknologjike privatėsia nė Facebook edhe mund tė jetė diskutuar, por tė tjerėt vetėm klikojnė. Nė maj 2010 Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, pati deklaruar se “periudha e privatėsisė ka vdekur”. Nuk ishte ky vėzhgim faktik nga Zuckerberg, por njė dėshirė, realizimi i sė cilės e ka bere kompaninė e tij tė vlerėsohet me njė shumė prej 50 miliard dollarė. Megjithatė tė dhėnat tuaja personale janė shume te vlefshme pėr kompanitė legjitime dhe jo legjitime.


    Facebook aplikacioni i cili po pėrhapet se fundi, Views thotė se tregon numrin e personave qė kane shikuar profilin e pėrdorurit. Pėrveē se ky tregim ėshtė mashtrues, siē tregohet edhe nga numri i njėjtė qė jepet si rezultat i atyre qė kinse paskan shikuar profilin tuaj, ky aplikacion dhe aplikacionet tjera tė ngjashme, marrin qasje pothuajse tė plotė nė informatat qė ju apo tė tjerėt kanė postuar pėr ju nė Facebook.

    Skandali mė i ri i Facebook ėshtė ofrimi i adresave tė shtėpisė dhe numrave tė telefonit, aplikacioneve dhe krijuesve tė tyre, siē ėshtė rasti me mashtruesit prapa aplikacionit Views. Kėto aplikacione mund te krijohen nga kushdo, dhe duke gjykuar nga niveli i ulėt i vlerės qė e ofrojnė, nė shumicėn e rasteve qėllimi kryesor ėshtė mashtrimi (nė atė qė e premtojnė) dhe vjedhja e informatave personale. Siē tregohet nė paralajmėrim, pėr tė pėrdorur Views, Facebook (me klikimin tėnd afirmativ) ju duhet t’i ofroni atij qasje nė profilin tuaj, duke i mundėsuar kėshtu qasje nė tė dhėna si: “emrin, fotografinė, gjininė, rrjetet, emrat e miqve, dhe tė gjithė informatat tjera qe [i keni] ndarė me tė gjithė.” Pėr mė tepėr, Views mund t’i qaset shėnimeve tuaja edhe nėse nuk e hapni aplikacionin. Pra njė parajsė e vėrtete pėr kėrkuesit e kėtyre informatave.

    Situata dikur ishte edhe mė keq. Dikur edhe informatat e tė gjithė miqve kanė qenė nė dispozicion, edhe ne rastet kur ato kanė qenė nė limitin mė tė madh tė mundshėm. Njė aplikacion tjetėr i krijuar kohė mė parė nga American Civil Liberties Union, njė organizate qė merret me promovimin e tė drejtave tė njeriut, duke pėrfshi edhe privatėsinė, i demonstroi kėto koncepte pėrmes What Do Quizzes Really Know About you? (Ēfarė me tė vėrtetė dijnė kuzet rreth jush?). Zhvilluesit e kėtij aplikacioni e kanė parasysh ironinė e pėrdorimit tė njė Aplikacioni nė Facebook pėr tė treguar rrezikun e tė njėjtave.


    Sot duket se situata ėshtė pėrmirėsuar qysh prej kohės sė krijimit tė kėtij aplikacioni, por kjo ėshtė edhe rezultat i pėrzgjedhjes sė opsioneve shumė strikte qė kam bėrė unė e te cilat nuk kane ekzistuar mė parė, qė jo te gjithė mund ta kenė bere.

    Si rezultat i kėsaj, e disa problemeve tjera, parimi bazė qė duhet ta keni karshi Facebook-ut ėshtė qė ēfarėdo qė keni nė Facebook, konsiderojeni se ėshtė publike, pra e qasshme nga kushdo. Forconi nivelin e privatėsisė (Account> Privacy Settings) nė nivelin mė tė lartė, “Friends only”. Pastaj konfirmoni zgjedhjet qė i keni bėrė duke i ndjekur instruksionet nė Reclaim Privacy. Mos pranoni aplikacione tė zhvilluara nga palė tė treta. E kur alternativa me kod te hapur dhe e decentralizuar, Diaspora*, tė jete gati pėr publikun e gjere, kaloni atje. Te dhėnat tuaja nuk do tė kontrollohen nga njė kompani e cila tė vetmin synim e ka ēmimin sa mė tė lartė pėr privatėsinė tuaj. Dhe mė e sigurta fare ne fund, mos postoni informata qė nuk doni tė jene publike./pcworld.al

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Siguri nuk ka vetem po u lidhe me Internetin, jo me te hapesh Facebook!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Facebook prezanton "Facebook Card" (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2013, 02:10 PM
  2. Facebook do te prezantoje sherbimin e ri "Facebook-Gifts"
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 10:05 PM
  3. Facebook?
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-03-2011, 08:07 PM
  4. Facebook prezanton Facebook Questions
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2011, 09:49 AM
  5. Facebook thekson do tė bėjė ndryshime nė privatėsi
    Nga Kliton nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 08:25 AM