Nė kuadėr tė pesėvjetorit tė ndarjes nga jeta tė Mbretėreshės sė parė tė shqiptarėve, pėrvjetor i cili ndonėse kaloi pa ndonjė festim tė veēantė, nga zyra e shtypit vihen nė dispozicion tė gazetės “Panorama” jo vetėm tė dhėna tė panjohura por edhe fotografi ekskluzive tė Mbretėreshės ndėr vite. Janė foto takimesh, foto familjare dhe portrete tė Mbretėreshės, e cila nė disa prej tyre ėshtė e shoqėruar edhe nga Mbreti Zog e Mbreti Leka I. Por ka dhe fotografi gjatė takimit tė saj me Papa Gjon Palin. Detajet qė botohen kėsaj here dhe bėhen me dije nga dokumentet mė tė reja tė arkivit mbretėror kanė tė bėjnė me ardhjen e parė tė Geraldinės nė Tiranė, kush e ftoi, takimi dhe njohja me Mbretin Zog, propozimi i tij pėr martesė, pranimi nga ana e konteshės, familja e saj, rinia, shkollimi, si dhe projektet e para qė realizoi nė Shqipėri. *
Nė gjurmėt e familjes Apponyi
Ditėlindja i pėrket 6 gushtit tė 1916-ės. U lind nė Gjenevė tė Zvicrės, nė shtėpinė e gjyshes sė saj. Origjina e Nėnės Mbretėreshė Geraldinė ėshtė nė kohėn kur Hungaria u pushtua nga Arpadėt nė vitin 894, familja e sė cilės ishte pjesėmarrėse nė krijimin e monarkisė hungareze nėn dinastinė Arpadiane. Nė historinė mijėravjeēare tė Hungarisė nuk ka ngjarje tė rėndėsishme, ku familja Apponyi mos tė kishte luajtur rol kryesor. Nė fundin e dinastisė Arpadiane nė 1280 u shfaq emri Chevalier d’Apponyi pėr herė tė parė nė njė fermė shumė tė madhe e cila quhej Nagy Apponyi e qė ishte pronė e kėsaj familje mė vonė. Tė gjithė paraardhėsit e familjes Appony kanė qenė me karrierė shumė tė suksesshme politike e kanė pasur detyra nga mė tė rėndėsishmet nė Perandorinė Austriake e u janė dhėnė tituj tė rėndėsishėm, baron, kont. Stėrgjyshi i Geraldinės, Konti Albert Appony kryesoi delegacionin hungarez nė Konferencėn e Paqes e mė pas pėrfaqėsoi Hungarinė nė Shoqėrinė e Kombeve. Ndėrsa gjyshi, Konti Lajosh Apponyi, mbante funksionet mė tė larta honorifike tė Perandorisė Austriake si kėshilltar intim dhe shamberlain i Franc Jopzefit dhe Marshall i madh i oborrit tė perandorit Franc Jozef. Gjyshja ishte njė aristokrate prusiane. E vajza e Kontit Herman Roger dw Seherr Tos, pasardhės i Princit Ernest – Joakim d’ Anhalt, prej tė cilit kanė rrjedhur shumica e dinastive mbretėrore evropiane ēka mė pas i dha nofkėn “babai i mbretėrve”. Atdheu i tyre, Hungaria, u copėtua dhe nė bazė tė traktatit tė Trianonit tė 1919, njė pjesė e madhe e territorit hungarez bashkė me tre milionė e gjysmė hungarezė mbetėn jashtė kufijve e sė bashku me tė ishin dhe pronat e familjes Apponyi, tė cilėt i mori Sllovakia. Familja Apponyi ka lidhje gjaku me tė gjithė mbretėritė e Evropės.
Jetimja e rritur
nga gjyshėrit
Gjyshi nga nėna ishte Xhon Herri Stewart, i cili rridhte nga njė familje fisnikėsh skocezė, tė emigruar nė SHBA nė shekullin e XVII dhe ishte diplomat i suksesshėm. Ndėrsa gjyshja e saj nga nėna ishte e familjes Hardingun, tė cilėt ishin pronarė tė mėdhenj tokash nė Karolinėn e Veriut. Geraldina ishte e bija e kontit Gyula Apponyi dhe e konteshės Glayds Virginia Stewart, njė amerikane shumė e pasur nga shteti i Marylendit, babai i tė cilės ishte Konsull i Pėrgjithshėm i Amerikės nė Holandė. Pėrveē vajzės sė madhe Geraldinė, ēifti Apponyi kishte edhe njė vajzė tjetėr tė quajtur Virxhinia dhe njė djalė tė quajtur Xhula. E mbetur jetime nė moshė tė vogėl, pėr tė kujdesen gjyshėrit e saj Aponnyi, kėshtu Kontesha Geraldinė u dėrgua nė njė shkollė angleze nė Menton tė Francės, ku krijoi shoqėri me Konteshėn e Darnleyt, Rosemary Potter. Mė pas gjyshėrit e saj Aponnyi e dėrguan nė kolegjin “Sacred Heart” tė Pressbaum afėr Vjenės nė Austri, ku mbaroi fakultetin e Shkencave Shoqėrore dhe Financiare.
Pasionet e konteshės zviceriane
Nė rininė e saj, Kontesha Geraldinė i kushtoi mjaft vėmendje studimit tė stenografisė, mė pas sociologjisė, historisė dhe letėrsisė. Por si udhėrrėfyes tė saj kontesha do tė kishte edhe bibliotekėn e familjes sė saj, e cila pėrbėhej nga 30 mijė tituj librash. Kjo do ta bėnte Konteshėn Geraldinė tė njihte shkėlqyeshėm pėrveē gjuhės sė saj, anglishten, frėngjishten, gjermanishten dhe italishten, ndėrsa kur u shpall Mbretėreshė pėr dy muaj mėsoi edhe gjuhėn shqipe. Mėsohet nė dokumentet e Oborrit Mbretėror se pas vdekjes sė gjyshes sė tyre pėr Geraldinėn dhe motrėn e saj Virxhinia u kujdes halla e tyre, Kontesha Fanny Karolyi, e cila zotėronte njė nga kėshtjellat mė tė famshme dhe mė tė bukura tė Hungarisė nė Zebegeny. Vajzat qė kalonin verėn nė kėshtjellėn e Zebegenyit, kishin marrė nga njė emėr luleje. “Pėr shkak tė bukurisė sė saj dhe bardhėsisė sė saj natyrale e *veshjes po nė tė njėjtėn ngjyrė, Geraldina u quaj Trėndafili i Bardhė i Hungarisė”, shkruhet nė kėto dokumente zyrtare. Mė pas ajo filloi punė nė Muzeun Kombėtar.
Ardhja e Geraldinės
nė Tiranė
Ishte vetėm 21 vjeē kur Kontesha Geraldinė merr njė letėr nga motrat e Mbretit Zog. Nuk ishte njė letėr e zakonshme, por njė ftesė nga ana e tyre pėr ardhjen e konteshės nė Tiranė. E pėr tė plotėsuar, ato do tė dėrgonin edhe Gjeneral Cyczy, i cili ishte njė shok i Mbretit pranė familjes Apponyi qė do sillte ftesėn zyrtare. Ndėrkohė Mbreti Zog kishte marrė mė parė nga gjenerali Konkoli tre fotografi tė Konteshės Geraldinė dhe njė jetėshkrim tė shkėlqyer tė saj ashtu siē e kishte dėshiruar vetė Mbreti. Pas njohjes me fotografitė e konteshės Geraldina Apponyi, Mbreti Zog dėrgon nė Hungari pėr bisedime dhe pėr tė kėrkuar dorėn e konteshės, Jak Koēin dhe gjeneralėt Gizi e Konkili. Ndėrkaq, rrugėtimin e saj tė parė pėr nė Tiranė, Kontesha Geraldinė e kreu nė 26 dhjetor 1938 pasi kreu edhe Krishtlindjet me familjen e saj. Nė udhėtimin e saj pėr nė Shqipėri kontesha shoqėrohej nga Baronesha Ruling dhe Gjenerali Cyczy. Gjatė mbėrritjes nė Portin e Durrėsit e prisnin ministri i Oborrit, Kolonel Sotir Martini.
Propozimi i
Mbretit Zog
Sipas tė dhėnave tė nxjerra nga dokumentet mė tė fundit tė arkivės sė Oborrit Mbretėror mėsohet se takimi i parė i Mbretit me Konteshėn hungareze Geraldinė u bė nė pritjen e dhėnė nė Pallatin Mbretėror me rastin e Vitit tė Ri, mė 31 dhjetor 1937. Atė mbrėmje Mbreti e ftoi Mbretėreshėn e ardhshme nė njė nga sallonet e vilės mbretėrore, ku gjatė bisedės me tė i tregoi pėr familjen e tij e pėr Shqipėrinė e historinė e kėtij vendi. I tregoi pėr qėndrimin e tij nė Vjenė. Ndėrsa nė ditėt e qėndrimit nė Tiranė, Geraldina ėshtė takuar nė mjediset e Pallatit me Mbretin dhe pas njė bisede tė cilėsuar prej saj si tė lirshme, Mbreti e ka pyetur nėse dėshironte tė ishte gruaja e tij, duke i lėnė njėkohėsisht njė afat kohor prej 10 ditėsh. Po nga tė njėjtat dokumente mėsohet se mė 10 janar 1938 Kontesha Geraldina i jep pėrgjigjen, duke pranuar tė bėhej bashkėshortja e Mbretit Zog dhe njėkohėsisht Mbretėresha e parė e shqiptarėve nė kohėt moderne. Mbreti i paraqiti asaj njė dokument, i cili i jepte titullin Princeshė e shqiptarėve.
Zyrtarizmi
i lidhjes
Mė 30 janar 1938 Oborri Mbretėror shqiptar shpalli zyrtarisht fejesėn e Mbretit Zog me Konteshėn hungareze Geraldinė. Tė nesėrmen e kėsaj dite, Parlamenti shqiptar miratoi pa asnjė kundėrshti fejesėn mbretėrore. Ky vendim i Parlamentit u kumtua me breshėri tė shtėnash topi. Pas shpalljes sė vendimit, drejt Pallatit Mbretėror nisen pėrfaqėsues tė qeverisė, Parlamentit, pushtetit lokal, etj. Ndėr tė parėt qė uruan nė atė kohė Mbretin Zog pėr kėtė fejesė, nė emėr tė Presidentit amerikan, Ruzvelt, ishte ministri amerikan nė Tiranė, Hug Grand, kėnaqėsia e tė cilit ishte edhe mė e madhe, pasi Mbretėresha e ardhshme kishte nėnėn amerikane. Urime tė posaēme dėrguan edhe mbretėrit e Anglisė, Italisė, Norvegjisė, Egjiptit, Suedisė, etj. Mbretėresha nuk u largua nga Shqipėria para ditės sė dasmės dhe gjatė kėsaj kohe Kontesha Geraldinė pati mundėsi tė njihte mė mirė vendin dhe zakonet shqiptare. Nė dokumentin e arkivuar nė Oborrin Mbretėror shkruhet se nga vizitat qė Mbretėresha bėri nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė u njoh me shumė tradita shqiptare, qė pėr tė ndonjėherė ishin edhe tė ēuditshme.
Ceremonia e martesės
Martesa mbretėrore u fiksua pėr datėn 27 prill 1938, sepse kjo datė korrespondonte me martesėn e Skėnderbeut me Donikėn nė vitin 1451. Festimet e martesės sė Mbretit Zog me Mbretėreshėn Geraldinė ishin nga mė tė mėdhatė qė janė organizuar ndonjėherė nė Shqipėri. Tė ardhurit nga gjithė Shqipėria nė kėtė ceremoni binin nė sy pėr veshjet tradicionale. Ceremoni zyrtare u mbajt nė hollin e Pallatit Mbretėror. Sipas tė dhėnave qė na vihen nė dispozicion nga zyra e shtypit mėsohet se dėshmitarė tė dhėndrit ishin Konti Ciano dhe dhėndri i Mbretit, i cili ishte ambasador nė Francė, Princi Abid. Ndėrsa dėshmitarė tė Mbretėreshės ishin xhaxhai i saj Konti Charles Apponyi dhe ambasadori i Hungarisė nė Itali, Baroni Frederick Vilany. Ceremonia u drejtua nga presidenti i dy dhomave tė Parlamentit, Helqmet Delvina, i cili lexoi pjesė nga Kodi Civil i kurorėzimit tė ēifteve. Festimi zgjati rreth 3 minuta dhe mė pas Mbreti e drejtoi nusen e tij nė ballkonin e pallatit, i cili ishte pėrballė sheshit “Skėnderbej”, ku kishte me qindra e mijėra njerėz qė donin t’i pėrshėndesnin. Po nė tė njėjtėn ditė, Mbreti u pagoi pajėn edhe 50 ēifteve qė u martuan. Gjithashtu, bėri amnisti pėr shumė tė burgosur nė kėtė datė, ku nė listė bėnin pjesė edhe njerėz qė ishin betuar se do ta vrisnin Mbretin e qė ishin armiq tė betuar tė tij.


E pėrkushtuar pas spitaleve


Mbretėresha e shqiptarėve, Geraldinė, gjatė periudhės sė shkurtėr tė qėndrimit nė Shqipėri u impenjua shumė, duke vizituar spitale, azile, jetimore takime nė tė cilat ajo mbante shėnim kėrkesat e tyre. U interesua pėr tė drejtat e grave dhe mundėsitė e emancipimit te tyre. Gjithashtu ajo shfaqi interes nė shėrbimin spitalor nė Shqipėri, duke sjellė nga Austria njė doktor shumė tė mirė pėr drejtimin e Spitalit Ushtarak, pėr maternitetin e tė tjera shėrbime spitalore. Ndaj dhe sot, materniteti nė kryeqytet ėshtė pagėzuar pak kohė mė parė me emrin e saj. Mbretėresha u interesua edhe pėr Kryqin e Kuq. Por gjatė dy muajve tė qėndrimit nė Shqipėri, Mbretėresha Geraldinė jo vetėm mėsoi shumė mirė gjuhėn shqipe, por hapi edhe edicionin parė nė Radio Tirana nė vitet 1934-1935.

Mare nga gazeta panorama