Receta Gatimi

Automjetet qė “komunikojnė” sė shpejti nė mesin tonė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Automjetet qė “komunikojnė” sė shpejti nė mesin tonė



    Nuk do tė kaloj edhe shumė kohė dhe automjetet do tė fillojnė tė flasin mes vete pėr tė mbajtur hapin me ēdo gjė qė po ndodh pėrreth nesh e madje edhe pėrreth kėrcėnimeve pėr tė cilat nuk jemi nė dijeni. Disa prodhues veēse janė duke zhvilluar automjete tė kėtij niveli ndėrsa qeveritė e shteteve perėndimore po kėrkojnė ide shtesė pėr tė avancuar kėtė teknologji.

    Wired.com ka pasur rastin qė tė shoh pėr sė afėrmi kėtė teknologji nė pėrpunim e sipėr tek prodhuesi Ford, dhe sipas tyre automjetet e kėtij prodhuesi janė nė gjendje tė komunikojnė mes vete nė distanca tė caktuara me njė sistem qė do tė evitojė aksidentet. Sistemi nė fjalė pėrdor GPS dhe sinjale wi-fi tė emetuara 10 herė nė sekondė pėr tė ofruar njė shikim 360 shkallė pėrreth automjetit. Kur sistemi detekton njė rrezik – pėr shembull dikė qė kapėrcen nė dritėn e kuqe nė njė udhėkryq – ai paralajmėron ngasėsin.

    “Ford beson se automjetet inteligjente qė bisedojnė mes vete nė forma mė tė avancuara tė Wi-Fi janė fronti i ri i inovacioneve tė evitimit tė aksidenteve qė mund tė revolucionojnė eksperiencėn e drejtimit tė automjetit” tha pėr Wired.com Sue Cischke, zėvendės president i Ford pėr qėndrueshmėri , ambient dhe inxhinieri tė sigurt.

    Por ka edhe kompani tjera qė po marrin pjesė nė projekte tė kėtilla. Volvo pėr shembull sė fundi mori pjesė nė testimin e parė tė suksesshėm tė “trenit tė rrugės”. Trenat e rrugės, veēohen me automjete tė pajisura me sensor qė monitorojnė distancėn, shpejtėsinė dhe drejtimin e automjetit tė parė nė rend dhe imitojnė veprimet e tij. Automjetet gjysmė-autonome nė fakt ndjekin njė automjet udhėheqės qė drejtohet nga njė ngasės profesional.

    “Rreshtimi ėshtė njė shikimi paraprak i asaj qė do ta shohim nė tė ardhmen si siguri nė rrugė, shfrytėzim mė tė mirė tė tyre, komfor mė i mirė nė drejtim tė makinės dhe reduktim i shpenzimeve tė derivateve dhe natyrisht CO2-it” tha Tom Robinson, lider i projektit Safe Road Trains for the Environment.

    Audi nė anėn tjetėr, ėshtė duke lansuar njė projekt 3 vjeēar tė quajtur “Audi Urban Intelegjent Assist”. Prodhuesi Gjerman, pėrmes Laboratorit Hulumtues tė Elektronikės nė Silicon Valley, dėshiron tė lidh ngasėsit me rrugėn pėrmes automjeteve tė konektuara pėr tė lehtėsuar koncentrimin, dhe pėr tė rritur sigurinė dhe kursyer kohėn nė trafik.

    Realisht tė gjitha kėto teknologji do tė bėjnė qė nė tė ardhmen ngasėsit tė kursejnė kohė gjatė lėvizjes prej njė pike nė njė pikė tjetėr, dhe gjithashtu tė reduktohen aksidentet, bllokadat nė trafik, lodhjet e panevojshme, tė bėhen kursime tė derivateve, reduktime tė CO2-it, etj.

    Ford ėshtė njė kompani qė ka punuar pėr 10 vite nė kėtė drejtim dhe njė palė makina Ford Taurus qė do tė paraqiten nga ky prodhues, pritet tė demonstrojnė teknologjinė dhe tė mundėsojnė zhvillim tė mėtutjeshėm tė saj. Kompania ka pohuar se puna nė automjete inteligjente ėshtė dyfishuar, por specifika mė tė detajuara nuk ka. /pcworldalbanian

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Gjeja e pare qe duhet te shikojne prodhuesit e makines eshte siguria si e pasagjerit dhe e mjetit! Te tjerat jane opsionale qe ti paguajne shume shtrenjte!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Alienėt janė nė mesin tonė
    Nga aurel nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-11-2010, 07:58 PM
  2. Google thotė se automjetet e saja kanė grabitur edhe fjalėkalime
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-10-2010, 10:04 PM
  3. Automobilat nė tė ardhmen do tė komunikojnė mes veti
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2010, 10:58 AM
  4. Automjetet e reja, mund tė sulmohen nga hakerėt
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 11:46 PM
  5. Peugeot 3008 & 308 SW automjetet e afaristeve tė vitit
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-07-2009, 06:29 PM