Publikohet telegrami konfidencial i vitit 1973, qe ambasadori amerikan ne Rome i dergonte Uashingtonit: Ka shkurtime serioze ne furnizimin me mish, qumesht, veze dhe mallra te tjera ushqimore
Familjet marrin racione prej 3 kilograme miell, 2 kilograme fasule dhe gjysme liter vaj ne muaj. Ambasadori amerikan ne Rome, Xhon Volpe (John A.Volpe), e tregon ne kete menyre gjendjen ne Shqiperi, ne nje material konfidencial, te nisur per Departamentin e Shtetit, me 12 prill 1973. Duke u bazuar kryesisht ne burime italiane te informacionit dhe inteligjences, diplomati shkruan se ekonomia shqiptare ndodhet ne veshtiresi serioze. Situata e pergjithshme ekonomike karakterizohet si ne stanjacion dhe tregu me ineficenca te theksuara dhe mungesa. Parashikimet per gjendjen ne bujqesi pershkruhen si shume te pafavorshme, thuhet ne telegramin e prillit 1973, qe eshte derguar per informacion edhe ne Ambasadat Amerikane ne Athine, Beograd, Ankara, Budapest, Londer, Moske, Mynih, Paris, Sofje, si dhe ne misionin e SHBA-se prane NATO-s.
Te dhenat italiane vleresojne, se ka shkurtime serioze ne furnizimin me mish, qumesht, veze dhe mallra te tjera ushqimore. Familjet marrin racione prej 3 kilograme miell, 2 kilograme fasule dhe gjysme liter vaj ne muaj. Qeveria, se fundmi, ka realizuar blerje me parį ne dore te mishit (ne Hungari), te peshkut (ne Bullgari) dhe te fasuleve (ne Turqi) ne perpjekje per te lehtesuar mungesat, thuhet ne materialin e ambasadorit Volpe, qe eshte deklasifikuar ne arkivat amerikane, duke mundesuar publikimin.
Ne te njejten kohe, te dhenat e raportuara ne Uashington flasin per diferencat e mprehta midis grupeve kryesore per ceshtjet ekonomike dhe politike. Fjalimin e Hoxhes, me 28 nentor 1972, ne te cilin lideri shqiptar hodhi poshte ndihmen e huaj nga kapitalistet dhe revizionistet, burimet e citojne si nje shenje te rendesishme ne fushaten aktuale per shtrengimin e rripit, vlereson me tej ne telegramin e tij ambasadori amerikan ne Rome. Ai shton ne raportin per eproret ne Uashington, se pasoja kryesore e fjalimit ishte ndeshkimi i grupit te intelektualeve, te akuzuar per tendenca moderniste. Tregues i metejshem i atmosferes aktuale - thuhet ne telegram - eshte mbyllja e stacioneve te transmetimit, te cilet u mundesonin shqiptareve te ndiqnin programet televizive popullore italiane. Vetem zyrtaret e larte mund te vazhdojne te shohin televizionet italiane, duke perdorur antena speciale, shkruhet ne telegram.
Krahas gjendjes ekonomike, amerikanet kane vijuar te grumbullojne informacione edhe per drejtuesit kryesore te Shqiperise komuniste. Ambasadori Volpe ka informuar Departamentin e Shtetit, duke iu referuar burimeve italiane, se pakenaqesia popullore eshte e larte dhe vala represive vetem sa ka filluar. Situata eshte e komplikuar, se dy te lideret e partise, Hoxha dhe Kryeministri Shehu vuajne nga semundje kronike, qe mund tu shkaktojne paaftesi, perfundon informacioni.
Ne vitin 1973, Shqiperia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin marredhenie diplomatike dhe per qytetaret amerikane ishte shume e veshtire hyrja ne vendin e drejtuar nga Enver Hoxha. Per kete arsye, Uashingtoni duket se kishte angazhuar ne menyre specifike ambasadat e tij ne vendet fqinje me Shqiperine per te mbledhur dhe derguar informacione mbi gjendjen ne Tirane.
Familjet marrin racione prej 3 kilograme miell, 2 kilograme fasule dhe gjysme liter vaj ne muaj. Qeveria, se fundmi, ka realizuar blerje me parį ne dore te mishit (ne Hungari), te peshkut (ne Bullgari) dhe te fasuleve (ne Turqi) ne perpjekje per te lehtesuar mungesat.