Receta Gatimi

SHQIPERIA E VITETVE 70-80


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    SHQIPERIA E VITETVE 70-80

    Publikohet telegrami konfidencial i vitit 1973, qe ambasadori amerikan ne Rome i dergonte Uashingtonit: Ka shkurtime serioze ne furnizimin me mish, qumesht, veze dhe mallra te tjera ushqimore

    “Familjet marrin racione prej 3 kilograme miell, 2 kilograme fasule dhe gjysme liter vaj ne muaj”. Ambasadori amerikan ne Rome, Xhon Volpe (John A.Volpe), e tregon ne kete menyre gjendjen ne Shqiperi, ne nje material konfidencial, te nisur per Departamentin e Shtetit, me 12 prill 1973. Duke u bazuar kryesisht ne burime italiane te informacionit dhe inteligjences, diplomati shkruan se “ekonomia shqiptare ndodhet ne veshtiresi serioze”. “Situata e pergjithshme ekonomike karakterizohet si ne stanjacion dhe tregu me ineficenca te theksuara dhe mungesa. Parashikimet per gjendjen ne bujqesi pershkruhen si “shume te pafavorshme”, thuhet ne telegramin e prillit 1973, qe eshte derguar per informacion edhe ne Ambasadat Amerikane ne Athine, Beograd, Ankara, Budapest, Londer, Moske, Mynih, Paris, Sofje, si dhe ne misionin e SHBA-se prane NATO-s.

    “Te dhenat italiane vleresojne, se ka shkurtime serioze ne furnizimin me mish, qumesht, veze dhe mallra te tjera ushqimore. Familjet marrin racione prej 3 kilograme miell, 2 kilograme fasule dhe gjysme liter vaj ne muaj. Qeveria, se fundmi, ka realizuar blerje me parį ne dore te mishit (ne Hungari), te peshkut (ne Bullgari) dhe te fasuleve (ne Turqi) ne perpjekje per te lehtesuar mungesat”, thuhet ne materialin e ambasadorit Volpe, qe eshte deklasifikuar ne arkivat amerikane, duke mundesuar publikimin.

    Ne te njejten kohe, te dhenat e raportuara ne Uashington flasin per “diferencat e mprehta midis grupeve kryesore per ceshtjet ekonomike dhe politike”. “Fjalimin e Hoxhes, me 28 nentor 1972, ne te cilin lideri shqiptar hodhi poshte ndihmen e huaj nga kapitalistet dhe revizionistet, burimet e citojne si nje shenje te rendesishme ne fushaten aktuale per shtrengimin e rripit”, vlereson me tej ne telegramin e tij ambasadori amerikan ne Rome. Ai shton ne raportin per eproret ne Uashington, se “pasoja kryesore e fjalimit ishte ndeshkimi i grupit te intelektualeve, te akuzuar per tendenca moderniste”. Tregues i metejshem i atmosferes aktuale - thuhet ne telegram - eshte mbyllja e stacioneve te transmetimit, te cilet u mundesonin shqiptareve te ndiqnin programet televizive popullore italiane. “Vetem zyrtaret e larte mund te vazhdojne te shohin televizionet italiane, duke perdorur antena speciale”, shkruhet ne telegram.

    Krahas gjendjes ekonomike, amerikanet kane vijuar te grumbullojne informacione edhe per drejtuesit kryesore te Shqiperise komuniste. Ambasadori Volpe ka informuar Departamentin e Shtetit, duke i’u referuar burimeve italiane, se “pakenaqesia popullore eshte e larte dhe vala represive vetem sa ka filluar”. “Situata eshte e komplikuar, se dy te lideret e partise, Hoxha dhe Kryeministri Shehu vuajne nga semundje kronike, qe mund t’u shkaktojne paaftesi”, perfundon informacioni.

    Ne vitin 1973, Shqiperia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin marredhenie diplomatike dhe per qytetaret amerikane ishte shume e veshtire hyrja ne vendin e drejtuar nga Enver Hoxha. Per kete arsye, Uashingtoni duket se kishte angazhuar ne menyre specifike ambasadat e tij ne vendet fqinje me Shqiperine per te mbledhur dhe derguar informacione mbi gjendjen ne Tirane.

    Familjet marrin racione prej 3 kilograme miell, 2 kilograme fasule dhe gjysme liter vaj ne muaj. Qeveria, se fundmi, ka realizuar blerje me parį ne dore te mishit (ne Hungari), te peshkut (ne Bullgari) dhe te fasuleve (ne Turqi) ne perpjekje per te lehtesuar mungesat.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: SHQIPERIA E VITETVE 70-80

    Publikohet telegrami konfidencial i vitit 1975, qe ambasadori amerikan ne Beograd i dergonte Uashingtonit: Shqiperia eshte ne nje trazire politike

    Shtetet e Bashkuara kane analizuar me vemendje zhvillimet ne Shqiperi gjate viteve ’70 dhe marredheniet mes dy udheheqesve kryesore, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Arkivat amerikane kane hequr sekretin mbi disa dokumente te Departamentit te Shtetit, ku flitet edhe per Shqiperine. Ne nje telegram te 12 gushtit 1975, ambasadori amerikan ne Beograd, Laurence Silberman, ka informuar Uashingtonin per informacionet e siguruara rreth situates ne Tirane. Vete Shtetet e Bashkuara nuk kishin nje perfaqesi diplomatike ne Shqiperi, pasi mes dy vendeve ishin shkeputur marredheniet.

    “...Shqiperia eshte ne nje lloj trazire politike”, shkruan Silberman, ne telegramin e tij per Departamentin e Shtetit, duke iu referuar nje bisede me ambasadorin austriak, te akredituar ne Jugosllavi dhe Shqiperi. Diplomati u ka bere me dije eproreve se “Hoxha ishte shume i semure dhe se Shehu po fitonte pushtet ne kurriz te mbeshtetesve te Hoxhes”. Ne telegramin e ambasadorit, i cili me pas do te behej gjykates federal ne Shtetet e Bashkuara, jepej si shembull rithirrja ne Tirane e Dhimiter Lamanit, ambasador i Shqiperise ne Jugosllavi dhe mik i afert i Hoxhes. “Oto tha se Lamani dukej nervoz per kthimin e tij dhe pothuajse e luste trupin diplomatik te mos i jepte dhuraten e largimit, duke pasur frike se ambasadori sovjetik mund te kontribuonte ne blerjen e saj dhe me pas ta publikonte”, thuhet ne telegramin konfidencial te 12 gushtit 1975. I njejti tekst i eshte derguar per informacion edhe konsullates amerikane ne Zagreb.

    Ne fillim te viteve te ’70, edhe sipas tregimeve te bashkepunetoreve te afert, Enver Hoxha u godit nga nje semundje. Megjithate, autoritetet nuk publikuan atehere shkallen e kesaj semundjeje, ndersa daljet publike te Enver Hoxhes ishin te rralla per disa vite. Ai u nda nga jeta me 11 prill 1985.





    Subjekt: Situata ne Shqiperi



    Me 7 gusht une fola me ambasadorin austriak, Oto, i cili eshte i akredituar njekohesisht ne Jugosllavi dhe Shqiperi. Oto konfirmoi vleresimet se Shqiperia eshte ne nje lloj trazire politike. Ai tha se Hoxha ishte shume i semure dhe se Shehu po fitonte pushtet ne kurriz te mbeshtetesve te Hoxhes. Si shembull ai citoi rithirrjen e Dhimiter Lamanit, ambasador i Shqiperise ne Jugosllavi dhe mik i afert i Hoxhes. Oto tha se Lamani dukej nervoz per kthimin e tij dhe pothuajse e luste trupin diplomatik te mos i jepte dhuraten e largimit, duke pasur frike se ambasadori sovjetik mund te kontribuonte ne blerjen e saj dhe me pas ta publikonte ate.

    Silberman

    Laurence H. Silberman

    Titulli: Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote

    Emerimi: 8 maj 1975

    Prezantimi i kredencialeve: 26 maj 1975

    Mbarimi i misionit: 26 dhjetor 1976

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: SHQIPERIA E VITETVE 70-80

    Mė 1957 korrespondenti amerikan besonte se vendi ishte gati tė hapej me Perėndimi dhe ky nuk duhej t'i kthente krahėt
    Korrespondenti i parė amerikan qė vuri kėmbė nė Shqipėrinė e pas Luftės sė Dytė Botėrore, arrinte tė shihte dritė nė fund tė tunelit, ai besonte se regjimi do tė toleronte njė farė marrėdhėnie me Perėndimin, sa pėr tė zgjuar rinin e Shqipėrisė, e cila atėherė kishte kontakt vetėm me Moskėn. Shpresa e vetme e Shqipėrisė sipas tij ishte qė SHBA e vende tė tjera tė hiqnin bllokadėn diplomatike dhe tė mundėsonin komunikimin e vendit me Perėndimin. Kjo ndoshta ėshtė koha qė shėnon edhe njė lloj zbutje tė diktaturės nė Shqipėri, edhe pse kjo nuk vazhdoi pėr shumė gjatė e ndoshta ajo hapje qė shpresonte korrespondenti nuk u bė asnjėherė, ndoshta sepse siē parashikon Salisbury "klika nė pushtet nuk do tė lejonte asgjė tė cenonte pushtetin e saj tė mbajtur me dhunė dhe mashtrime".Mė poshtė pjesa e fundit nga pesė reportazhe dhe njė editorial pėr Shqipėrinė mė 1957.

    Tė gjithė tė "Realizmit Socialist"

    Speciale pėr Nju Jork Times/ Nga Harrison E. Salisbury

    Ēfarė do sugjerimi pėr pak qef dhe ekzaltim, tallet nga rinia shqiptare. Mund tė ketė gjėra tė tilla nė Poloni, por jo nė Shqipėri. Kur citova autorin sovjetik Vladimir Dudintsev dhe njė roman tė tij me shumė kundėrshti tė titulluar "Jo vetėm me bukė", njė grup shkrimtarėsh shqiptarė mė panė me armiqėsi dhe mė pėrqeshėn. "Ne nuk kemi Dudintsevs kėtu", tha njėri prej tyre duke i mėshuar fajlėve. "Nuk kemi kundėrshti. Jemi tė gjithė tė Realizmit Socialist". Shpesh tė rinjtė qė kishin studiuar nė Moskė dhe punonin nė ferma nė Cėrrik, Elbasan dhe Vlorė, e braktisnin pamjen armiqėsore kur filloja t'u flisja nė rusisht. Askush nuk tė pėrshėndeste kėtu, askund nuk gjeje mikpritje tė ngrohtė si ajo qė merrje nė Bashkimin Sovjetik. Nuk kishte darka bujare, dreka apo dolli miqėsie, as njė shi pyetjesh pėr Nju Jorkun, Hollivudin apo tė paktėn pėr gjendjen e tė zinjve.

    I vetmi qė pyeti pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pyeti pėr punėtorėt. Kur burrit i thashė se nė SHBA punėtorėt po pėrjetojnė njė pėrparim nė mirėqenie qė ia vlen pėr t'u shėnuar, ai pėrplasi buzėt dhe nuk foli mė. Nga ana tjetėr i riu qė na shėrbente si guidė dhe vinte nga Ministria e Jashtme, pati mjaft raste vėshtirėsi pėr tė bindur drejtuesit e fabrikave tė hapnin dyert pėr njė korrespondent nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Shpesh herė ata ishin tė pasjellshėm dhe dyshues dhe fillonin bėnin telefonata nė Komitetin Qėndrorė nė Tiranė. Nė mjaft fabrika qė mė parė ishin treguar nė filmat dokumentarė shqiptarė, nuk na lejuan tė bėnim foto, edhe pse udhėheqėsi i rrugės insistonte duke thėnė se diēka e tillė ishte lejuar nga Ministria e Jashtme.

    Kontrolli i njė raporti pėr revoltė

    Pėr mua pjesa mė e madhe e kėsaj ndjeshmėrie, ishte e ngjashme me reagimin e njė molusku kur guaska hapet pėr herė tė parė. Kėtu mund tė citoj edhe njė incident tjetėr. Njė agjenci lajmesh nga Shtetet e Bashkuara i kishte telegrafuar Ministrisė sė Jashtme Shqiptare pėr tė verifikuar lajmin e publikuar nė njė tė pėrditshme greke se nė Elbasan kishte pasur njė revoltė. Mua mė thėrritėn dhe mė kėrkuan qė tė verifikoja vetė lajmin, duke shkuar nė Elbasan dhe tė pyesja njerėzit nė rrugė. Ata vetė ndaluan njė burrė dhe e pyetėn. Reagimi i tij ishte mė shumė se habi. Ai tha se gjatė katėr viteve tė fundit qė jetonte aty nuk kishte pasur asnjė trazirė. Vetė kryeministri Mehmet Shehu u nxeh shumė me kėtė raport tė errėt, sa u tall me tė gjatė njė fjalimi publik. Kėtė verė njė grusht turistėsh britanikė vizitoi vendin. Ata ja dolėn tė fotografonin njė pjesė tė mirė aspekteve tė jetės sė pėrditshme shqiptare, por kjo zgjoi sėrish njė ndjejė tė thellė fyerje.

    Kėto janė vėtėm njė pakicė e zemėrimit dhe pėrshtypjeve tė kėqija tė prodhura nga qėndrimi i deritanishėm i Perėndimit ndaj Shqipėrisė. Tė rinjtė kėtu kanė s'kanė mundėsi tjetėr vetėm se tė mbajnė sytė nga Moska. Ata nuk kanė asnjė shteg tė lirė pėr tė shkuar nė Nju Jork, Londėr apo Paris, edhe nėse njė ide e tillė heretike arrin tė hyjė nė kokėn e tyre. Nėse mundėsia e tanishme vlerėsohet pozitivisht, nėse, duke mos marrė parasysh sjelljen e keqe tė zyrtarėve shqiptarė dhe armiqėsinė e tyre tė lindur, hapet mundėsia pėr njė program marrėdhėniesh diplomatike,shkėmbimesh kulturore dhe shkėmbimesh tregtare, mund tė arrihet njė sukses i papritur. Rinia shqiptare ashtu si tė rinjtė nė tė gjithė botėn, janė energjikė dhe tė padurueshėm, impresionues dhe tė freskėt. Ata duan njė jetė mė tė mirė, pėr vete dhe pėr vendin e tyre dhe deri tani vetėm Moska u ka hedhur thėrrime tė nė drite drejt sė ardhmes.

    Editoriali i Nju Jork Timespėr reportazhet e Harrison E. Salisbury

    Vizitor nė Shqipėri

    Korrespondenti i Nju Jork Times, Harrison E. Salisbury, kompleton nė kėto faqe sot njė seri artikujsh, qė na japin pėr herė tė parė njė informacion terreni pėr Shqipėrinė, njė informacion qė po ashtu pėr herė tė parė sillet nga njė korrespondent amerikan prej njė dekade. Nga rrėfimi i tij del qartė se edhe pas 12 vjetėsh nėn regjimin komunist Shqipėria ėshtė akoma vendi mė i prapambetur dhe mė primitiv i Evropės. Madje nė disa aspekte ai ėshtė edhe mė i prapambetur se sa ēishte vite mė parė, kur kishte kontakt tė lirė me kulturėn Perėndimore.

    Korrespondenti ynė vuri re se Shqipėria sot ėshtė praktikisht njė provincė e Bashkimit Sovjetik. Ana pozitive e kėsaj varėsie ėshtė qė Bashkimi Sovjetik i ka sjellė Shqipėrisė njė industrializim edhe pse tė kufizuar, ka njė rritje tė vlerėsueshme tė njerėzve qė dinė tė lexojnė e shkruajnė dhe njė inteligjencė tė re vendase e arsimuar nė shkollat sovjetike.

    Por nga ana tjetėr ka shumė gjėra negative, institucionet e vjetra janė sulmuar nė mėnyrė tė ashpėr, njerėzve nė mėnyrė groteske u ėshtė dhėnė njė pamje e jonormale e botės dhe pėrndjekjet e padrejtėsitė e totilarizmit Stalinist janė bėrė njė rutinė e pėrditshme.

    Shkurt duhet tė themi qė Qė shqiptarėt po e paguajn shtrejt ato pak pėrfitime qė kanė nga kontrolli komunist. Zoti Salisbury raporton se ekzistojnė ende mundėsitė qė Perėndimi dhe SHBA tu japin fund pengesave qė e kanė ndarė Shqipėrinė nga Perėndimi nė tė shkuarėn. Nėse shqiptarėve do tu jepen mė shumė mundėsi tė kontaktojnė me Perėndimin, efektet e dėmshme tė injorancės nė tė cilėn ata jetojnė do tė minimizohen. Ky sigurisht ėshtė njė element qė duhet marrė parasysh pėrpara se tė vendoset pėr ndonjė politikė. Nga ana tjetėr duhet mbajtur parasysh qė klika qė drejton vendin tani, nuk ka asnjė qėllim qė tė lejojė qė kontaktet tė marrin pėrmasa aq tė mėdha sa tė rrezikojnė kėtė klikė dhe pushtetin e tyre tė terrorit dhe mashtrimit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqiperia pas dy vitesh
    Nga aliu nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2012, 09:27 PM
  2. Korrupsioni: Shqipėria e 95-ta
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2009, 08:02 PM
  3. Shqipėria sot voton
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-06-2009, 08:49 PM
  4. Shqiperia ne BE
    Nga max77 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 05:19 PM
  5. Shqiperia ne NATO
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2008, 07:44 PM