RROTA, PBC COMPUTERS dhe LOGISTICS PLUS , janė kompanitė nga Kosova tė cilat sė bashku me STIKK do tė marrin pjesė si ekspozues nė kuadėr tė panairit tė madh qė mbahet nė Hanover tė Gjermanisė, CeBIT 2011.

CeBIT, ēdo vit mbledh mė shumė se 4000 pjesėmarrės nga 100 shtete, me njė hapėsirė ekspozimi prej 72.000m2, e qė mesatarisht vizitohet nga 133.700 vizitorė nga mė shumė se 130 shtete. Ndėrsa nė mesin e kompanive pjesėmarrėse kėtė vit nė Hanover tė Gjermanisė, nė kuadėr tė panairit CeBIT 2011 qė mbahet prej 1 deri mė 5 mars, do tė marrin pjesė edhe kompani nga Kosova si dhe Shoqata pėr Teknologji Informative dhe Telekomunikim, STIKK.

Angazhimin maksimal pėr t’i mundėsuar pjesėmarrjen kompanive pėrfaqėsuese nga Kosova e ka bėrė STIKK, ndėrsa pėrkrahjen materiale e kanė ofruar SIPPO, IPAK dhe GIZ, tė cilat kanė siguruar 4 stenda ekspozimi dhe kanė krijuar mundėsitė qė nė panair tė marrin pjesė kompanitė nga Kosova.

Edhe vitin e kaluar PCWorld Albanian kishte pėrcjellė mbarėvajtjen e kėsaj ngjarje ndėrkombėtare dhe madje pėrmes emisioni tė saj Tech Update kishte dėrguar partnerėt medial nga IDG, pėrkatėsisht nga emisioni World Tech Update, qė tė vizitojnė stendat e kompanive pjesėmarrėse nga Kosova.

CeBIT edhe sot vazhdon tė jetė njė panair i nivelit tė lartė dhe tė sillet si njė forcė me ndikim nė procesin e biznesit nė jetėn e pėrditshme tė kompanive. Kėtė vit pritet tė marrin pjesė edhe ligjėrues tė nivelit tė lartė si Alan Mulally, president dhe CEO i Ford Motor Company, Gary Kovacs, CEO i Mozilla, Parker Harris CEO i Siemens Enteprise Communications, Michael Mendenhall, lider i marketingut global pranė Hewlett-Packard, Paul Hermelin, CEO i Capgemini, etj. /pcworldalbanian