Sipas Organizatės pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCED), bllokimi pesė ditor i qasjes nė shėrbime tė internetit nga ana e Qeverisė sė Egjiptit do t’i kushtojė vendit mė shumė se 90 milion dollarė.

Organizata me bazė nė Paris ka thėnė se shėrbimet e internetit dhe tė telekomunikimit kanė njė ndikim prej 3 deri nė 4 pėr qind nė GDP-nė e Egjiptit, kėshtu qė humbja ditore ėshtė me njė shumė prej rreth 18 milion dollarė.

Bllokimi i internetit ėshtė larguar gjatė ditės sė mėrkurė, por kjo mund tė ketė pasoja edhe mė tė mėdha dhe kosto e vėrtetė ka gjasa qė tė mos publikohet asnjėherė.

Duke shkėputur lidhjet e telekomunikimit, qeveria ka dėmtuar lidhjet e brendshme dhe ndėrkombėtare mes kompanive tė nivelit tė lartė teknologjik dhe pjesės tjetėr tė botės. Si rezultat i kėsaj, Egjipti do ta ketė tė vėshtirė qė nė tė ardhmen tė tėrheq vėmendjen e kompanive ndėrkombėtare dhe t’iu sigurojė atyre se rrjeti do tė mbetet stabile.

Ofruesit mė tė mėdhenj tė shėrbimeve tė internetit nė Egjipt, kanė ndalur qasjen nė internet pas mesnatės sė ditės sė premte tė javės sė kaluar, kur edhe filluan protestat kundėr udhėheqjes sė Presidentit Hosni Mubarak. Brenda disa minutave qarkullimi i internetit mes Egjiptit dhe pjesės tjetėr tė botės u reduktua jashtėzakonisht shumė, dhe ishte gati e pamundur tė vėrehej ndonjė lidjhe nė internet. /pcworldalbanian