Tre qytetarė tė Kosovės dhe njė qytetar i Shqipėrisė janė arrestuar nga Policia e Shqipėrisė nėn akuzėn se kanė kryer transaksione bankare me njė vlerė prej mbi 150 euro, me kartela bankare tė falsifikuara Operacioni i koduar “Skimer 2” ka paraqitur si rezultat arrestimin e Selatin Krasniqit 36 vjeē, Ergyn Sylejmanit, 26 vjeē dhe Milaim Potokut, 28 vjeē, tė cilėt janė nga Prishtina, ndėrsa i arrestuari i katėrt ėshtė biznesmeni nga Elbasani, Agim Sulo, 52 vjeē.

“Arrestimi i kėtyre shtetasve ėshtė bėrė pasi akuzohen se nė bashkėpunim me njėri tjetrin, me karta bankare tė falsifikuara, kanė kryer njė numėr tė konsiderueshėm transaksionesh bankare nė vlerė rreth 150 000 euro, nėpėrmjet terminaleve ‘’POS” tė vendosura nė disa nga subjektet tregtare, kryesisht tė zonės sė plazhit tė Durrėsit, qendrave tregtare nė Tiranė, Durrės dhe Elbasan.”- thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė shpėrndarė sot nga policia e Shqipėrisė.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, kanė kryer njė sėrė sulmesh tė suksesshme me kartela bankare tė falsifikuara nė bankomate tė bankave tė nivelit tė dytė nė Tiranė, gjatė periudhės Shtator-Tetor. Ndėrkohė gjatė muajve Janar-Shkurt 2011, ky grup ka kryer blerje tė mallrave ushqimore, mallra industriale, furnizime me karburante tė mjeteve me tė cilat qarkullonin, nė disa supermarkete, bare e restorante, hotele dhe pika karburanti nėpėrmjet terminaleve “POS”, qė ofronin kėto shėrbime.


Sipas policisė gjatė kėsaj periudhe tė arrestuarit kanė kryer mbi 100 transaksione me vlerė rreth 150,000 euro.

Sipas balkanweb.com, nė kuadėr tė kėtij operacioni janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale dhe pajisje kompjuterike “Skimmer” qė shėrbejnė pėr klonimin e kartelave, dhjetra karta plastike me shirit magnetik nė tė cilat janė hedhur tė dhėnat e kartelave bankare tė vjedhura, njė laptop qė ka shėrbyer pėr programimin e kėtyre tė dhėnave dhe njė automjet.

Operacioni ėshtė kryer nga sektori Kundėr Krimeve Kompjuterike nė Drejtorinė Kundėr Krimit Financiar nė Policinė e Shtetit tė Shqipėrisė nė bashkėpunim me Njėsinė e Pėrbashkėt Hetimore Kundėr Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Durrės, Drejtoritė e Policisė sė Qarqeve Kukės dhe Durrės, si dhe shėrbimet e Drejtorisė sė Forcės sė Posaēme Operacionale. /pcworldalbanian