Durrės, 19 shkurt - Nuk kanė kaluar as 24 orė nga grabitja e filialit tė bankės nė “Rrugėn Tregtare” tė Durrėsit, kur policia ka vėnė nė pranga dy nga autorėt e saj, ndėrsa ėshtė shpallur nė kėrkim personi i tretė.
Operacioni i policisė sė qytetit bregdetar nė bashkėpunim me policinė e Tiranės ka vėnė nė pranga Romeo Dopellin, 24 vjeē, dhe Daso Jaupllarin, 41 vjeē, banues nė Tiranė. Personi i tretė i shpallur nė kėrkim ėshtė 37 vjeēari me inicialet A. E., me banim nė Durrės. Policia informon se nga kontrolli nė banesa ėshtė gjetur edhe sasi e parave tė vjedhura, si dhe janė sekuestruar dy pistoleta dhe njė veturė Ford Fiesta, njoftoi BW.
Grabitja e filialit tė bankės nė Durrės ndodhi dje rreth orės 09:10. Dy meshkuj kanė hyrė nė filialin e banke si klientė dhe, nė momentin kur kanė mbėrritur pranė arkės, kanė kėrcėnuar me armė punonjėsen e bankės. Si provė materiale policia sekuestroi edhe videot e kamerave tė sigurisė, qė kishin arritur tė regjistronin pamjet e vjedhjes.