Receta Gatimi

Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

    Femija i zhdukur prej pese ditesh ne qytetin e Peshkopise, eshte gjetur i vrare pasditen e djeshme. Trupi pa jete i Bekim Cengut u gjet ne shtratin e nje perroi, jo larg nga pallati ku banon familja e tij. Sipas hetuesve te ceshtjes, ai eshte perdhunuar dhe me pas eshte mbytur me litar.

    Me trup te permbysur, i masakruar, me fytyre te shqyer dhe i dhunuar seksualisht, kjo ka qene pamja makaber qe kane ndeshur hetuesit kur kane gjetur trupin e pajete te femijes 10-vjecar, Bekim Ylli Cengu, i cili rezultonte i zhdukur qe prej pasdites se dites se marte te kesaj jave. Ka qene ora 14:00 e pasdites se djeshme kur pas kerkimesh te shumta, policia ka mundur te gjeje kufomen e 10-vjecarit Bekim Cengu. Trupi i pajete u zbulua ne perroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes "Kamen", ku banon dhe familja e Ylli Cenges. Me sa duket gjithcka korrespondonte me rrefimet e bashkemoshatareve te tij qe kane theksuar se femija ishte rrembyer nga nje i panjohur si dhe oren kur kishte ndodhur ngjarja e rende.

    Femija i pajete u gjet i permbysur 30 metra ne breg te perroit, afer nje vije uji qe kalon per nga lagjja "Kamen". Ne trup mbante te njejtat rroba, me te cilat prinderit e kane pershkruar kur ai ishte larguar per here te fundit nga shtepia e gjyshit, ndersa ne anen e djathte te fytyres, viheshin re shenja gervishtjeje te thelle, heqje mishi. Ekspertiza e kryer nga dy eksperte te Mjekesise Ligjore ne Tirane te ardhur enkas dhe me urgjence per kete ngjarje, kane dale ne konkluzionin se femija ishte mbytur me litar ne fyt, pasi jane gjetur shenja dhune ne qafe. Kjo eshte vertetuar kur 50 metra me lart, afer nje bregoreje, ne ca gemusha jane gjetur nje pale pantallona te vjetra, nje litar i improvizuar me fije ne ngjyre bezhe, litar i cili rezulton te jete perdorur per te mbytur femijen. Po ne ate vend jane gjetur dhe njolla gjaku, si dhe gjurme, ku femija ka bere perpjekje per te shpetuar.

    Veper e nje maniaku seksual

    Ajo qe paten rastin te konstatojne dje ekspertet kriminaliste te uniformave blu, eshte veper makaber e nje monstre, qe, ose mund ta kete genjyer me lajka e ta ndillte afer vetes, ose ta kete marre me force femijen dhe pasi e ka derguar atje, ta kete dhunuar seksualisht dhe me pas ta kete mbytur. Gjithnje sipas hipotezave, monstra ne fjale pasi e ka mbytur e ka derguar ate afer perroit, duke e lene te permbysur dhe pa jete. Po aty jane gjetur gjurme jo vetem te femijes, por dhe te nje personi te dyte qe mendohet te jete autori i krimit. Grupi hetimor i policise, i mbeshtetur dhe nga ekspertet e mjekesise ligjore ka keqyrur vendin e ngjarjes, duke e rindertuar tere skenen e ngjarjes dhe ka bere tere matjet e duhura per te dale ne nje konkluzion te sakte. Me pas eshte bere dhe autopsia e femijes, i cili, sipas eksperteve, del te jete dhunuar seksualisht. Nga tere keto shenja, sipas specialisteve te uniformave blu, personi qe e ka kryer kete krim te pazakonte eshte nje maniak i pashpirt, qe pasi ka kryer dhunimin seksual, e ka vrare dhe masakruar femijen 10-vjecar.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    Per ate qe ka bere kete gjest varja eshte shume pak. Si ka mundesi qe ekzistojne te tille tipa.
    Ngushellimet familjes se femijes.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    Ca te thuash, te iken truri, jane demone dhe jo njerez!

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    titulli flet per arestimin e autorit. Eshte kapur apo jo, se artikulli nuk flet.

  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    Qyteti ne zi, percillet 10-vjecari

    Nga i derguari yne, Aleksander Ndoja

    PESHKOPI - Kjo e diel ne Diber ka qene nder me te rendat ne kete qytet. Mjegulla e dendur, edhe pse ne mesdite, nuk lejonte qe te shikoje me shume se ne dy metra distance. Brenda saj, 14 mije banore te ketij qyteti jane te mberthyer nga trishtimi per ngjarjen e rende te ndodhur dite me pare. Ndonese autori i ketij krimi te shemtuar eshte pas hekurave, tek askush nuk shikon lehtesim. Kjo sepse "kostoja", sipas tyre, ka qene shume e rende. Nje femije vetem 10 vjec, ka humbur jeten barbarisht.

    Nexhat Dobi, nje shites cigaresh, ne bulevardin kryesor, thote gjithe mllef se kjo nuk duhej te ndodhte. Ai njihej si problematik, por jo i marre. "Se te ishte aq i marre, nuk e sorollaste aq shume policine, madje duke ndenjur edhe me ta. Per ne, eshte turp. Ne keto ane, nuk ka ndodhur kurre nje histori e tille". Po ashtu, shetitoret jane krejtesisht te shkreta. Ne te gjitha pikat e shitjes se kasetave nuk degjohet muzike. Madje dhe shoferet e nuseve jane te kujdesshem. Eshte hera e pare qe ne qytet nuk kalojne autokolonat e nuseve me bori takuar. I gjithe qyteti eshte ne zi, madje po e respektojne totalisht ate.

    Ne Drejtorine e Policise se Qarkut Diber, sapo ka rene qetesia. Pas nje tensioni njejavor, drejtori Nikolin Kola dhe shefi i sapoemeruar Saimir Shehu, kane te "drejte" te lene zyren per nje kafe. Autori i krimit tashme eshte prapa hekurave, madje qendron i qete e nuk i vjen mire t'i prishesh gjumin per nje foto. Ai i ka shastisur policet me vendosmerine e tij per te pranuar fajin, pa implikuar askend. Megjithate, policet ende dyshojne se kete veprim makaber Shpetim Ziza nuk e ka kryer i vetem. Ata thone se kjo do te vertetohet gjate hetimeve te metejshme, por, gjithsesi, krimineli tashme eshte prapa hekurave, pa asnje mundesi per te bere viktima te tjera.

    Njerezit qe percjellin vogelushin per ne banesen e fundit, kane mbushur rruget. Babait te Bekimit i ka rene te fiket disa here. Madje edhe te afermit e kane mjaft te veshtire per te komunikuar me te. Nena e tij ka ngrire te koka e te birit. Po ashtu edhe vellai dhe motra me e vogel. Per momentin askush nga familjaret nuk di c'te thote. Per ta, ngjarja eshte nga me te rendat dhe nuk e paguan asgje. Femija ende i mitur, jo vetem qe i eshte marre jeta, por eshte dhunuar barbarisht. Njerezit me dhjetera hyjne dhe dalin pa pushim per te ngushelluar familjen, ndersa ne ora 14 kortezhi i permortshem ka dale nga banesa per ne varreza. Mjegulla, shiu dhe mijera banore te qytetit te vogel mbajten frymen, ndersa arkivoli i vogel zbriste gjithnje e me thelle. Deri ne lopaten e fundit.

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    Autori: E vrava vogėlushin, pėr hakmarrje ndaj gjyshit

    Pėrcillet pėr nė banesėn e fundit Bekimi 10-vjeēar

    I gjithė qyteti verilindor i Peshkopisė i ka dhėnė lamtumirėn e fundit 10-vjeēarit Bekim Ēenga, i zhdukur pa asnjė lloj gjurme qė nga e marta pasdite e javės sė kaluar, trupi i tė cilit u gjet i pajetė dhe i masakruar, vetėm tė shtunėn pasdite, pesė ditė pas zhdukjes. Ndėrsa i arrestuari si autor i ngjarjes, Shpėtim Ziza, ka deklaruar se "e ka vrarė djalin nė shenjė hakmarrjeje ndaj gjyshit tė tij, pasi kur kishin qenė mė parė nė fshat ai nuk e kishte lėnė qė tė hante mana". Njė arsye kjo e "fortė" pėr njė tė sėmurė mendor qė t‘i merrte jetėn vogėlushit 10-vjeēar.

    "E mbyta me lidhėsen e kėpucėve. Pasi e dėrgova tė mė blinte dy cigare dolėm jashtė qytetit, kur fillova ta lidh ai qau dhe mė tha: mė lėr tė iki te mami. Por unė e mbyta", ka thėnė ai me njė qetėsi pėr tu pasur zili. Qė nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, nė bulevardin e qytetit tė vogėl tė Peshkopisė, janė parė fare pak kalimtarė, pasi tė gjithė kanė rendur pėr t‘i dhėnė lamtumirėn e fundit, Bekimit. Tė shtunėn pasdite, kur dhe ėshtė marrė vesh pėr gjetjen e trupit tė Bekimit tė vdekur, nėpėr kafenetė e kėtij qyteti, thonė pronarėt e tyre, nuk ka mbetur njeri pa u pėrlotur. Njė ngjarje vėrtet shokuese, krejt e pazakontė pėr kėtė qytet, qė e ka ruajtur qetėsinė dhe normalitetin edhe gjatė vitit tė mbrapshtė 1997. Vetėm heshtje, askush nuk mund ta shpjegojė kėtė gjėmė tė padėgjuar. Tė gjithė banorėt, tė mėdhenj e tė vegjėl, kanė rendur nė ditėn e djeshme drejt shtėpisė sė Ylli Ēengės, pėr ta ngushėlluar atė pėr kėtė tragjedi tepėr tė rėndė. Qyteti ėshtė mbėrthyer nga njė mjegull e lehtė dhe reshje shiu, si tė donte edhe vetė natyra tė merrte pjesė nė pezmin e familjes Ēenga dhe tė gjithė qytetit. Para shtėpisė sė tė ndjerit tė vogėl, qė nga mbrėmja e sė shtunės, kur dhe ka ardhur trupi i pajetė i Bekimit, ėshtė parkuar dhe vazhdon tė qėndrojė aty edhe njė ambulancė e spitalit tė Peshkopisė, nė gatishmėri pėr tė dhėnė ndihmėn e nevojshme pėr familjarėt, qė herė pas here u bie tė fikėt. Rreth orės 14:00, kur dhe ėshtė nisur funerali pėr nė varreza, kanė pushuar edhe reshjet e dendura tė shiut tė vazhdueshėm qė ka rėnė gjatė gjithė ditės, si pėr tė nderuar e respektuar funeralin e fėmijės sė vogėl. Qindra e qindra banorė kanė marrė pjesė nė kėtė funeral, pėr t‘i dhėnė lamtumirėn e fundit Bekimit. Asnjė fjalė nga familjarėt dhe tė afėrmit pėr kėtė humbje tė madhe dhe tė pazakontė, pasi asaj i mungon ēdo lloj motivi, lot dhe vetėm lot prej tyre. Ēdokush nė kėtė qytet kėrkon tė dijė mė tepėr pėr kėtė vrasje, por askush nuk shpjegon gjė. Siē edhe ėshtė bėrė me dije, menjėherė pas gjetjes sė trupit tė pajetė tė fėmijės, ėshtė kapur nga policia e Dibrės edhe autori i dyshuar i kėsaj ngjarjeje makabėr, Shpėtim Ziza, komshi me familjen e viktimės, i cili njihet si person me tė meta mendore. Burime nga grupi hetimor pranė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Dibėr, bėjnė me dije se Shpėtim Ziza, 19 vjeē, i kapur nga policia ka pranuar autorėsinė e masakrimit tė vogėlushit, qė nė momentin e marrjes nė pyetje. Po sipas kėtyre burimeve, merret vesh, se gjatė ditės sė djeshme, ai ka dhėnė edhe njė lloj motivi pėr vrasjen, ku ka pohuar se ka kryer vrasjen, pasi ėshtė konfliktuar me gjyshin e Bekimit, Rustan Sela, ku tė dy janė tė ardhur nė qytetin e Peshkopisė, nga fshati Bellovė. Gjithsesi, ēfarėdo "arsye" qė tė japė Shpėtimi i sėmurė mendor, kurrsesi nuk bėhet fjalė pėr tė justifikuar kėtė vepėr monstruoze, tė kryer prej tij. Pasditen e sė shtunės njė kalimtar i rastit ka gjetur nė pėrroin e Tominit, fare pranė lagjes sė "Kamenit", trupin e pajetė tė Bekimit, tė masakruar me thikė. Pasi ėshtė lajmėruar policia, grupi i ekspertėve qė punuan pėr zbulimin e kėtij rrėmbimi ka shkuar nė vendngjarje, duke marrė trupin e viktimės, tė cilin e kanė ēuar nė morgun e spitalit tė Peshkopisė, pėr kryerjen e ekspertizės sė nevojshme. Ekspertėt mjeko-ligjorė nuk i kishin nxjerrė ende konkluzionet, pas kėqyrjes sė kufomės, ndaj nuk mund tė thuhej me saktėsi se nė ē‘kohė ka ndodhur vrasja. Izolimi nė kohė i tė sėmurit mendor nuk do tė sillte krimin, qė zor se do tė hiqet nga memoria e familjarėve dhe banorėve tė zonės.

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    O Zot na ruj ti!!

    Ngushellime familjes!


    Ate qe ka mbyt djalin e vogel, duhet ta varin e ta djegin ne mes te qytetit!!

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.



    Vendimet e drejtesise qe “vrane” 10-vjecarin

    E Merkure, 31 Tetor 2007

    Hetimet per Shpetim Zizen, 19-vjecarin e akuzuar per vrasjen e vogelushit Bekim Cenga, bejne fajtore organet e drejtesise, te cilet ne dy raste e kane liruar nga akuzat. Gazeta “Koha Jone” ka mundur te siguroje kopjet e vendimeve penale ne ngarkim te Shpetim Zizes, i arrestuar dy here dhe dy here i liruar ne sallen e gjyqit.

    Ne maj te vitit 2006, Shpetim Ziza, atehere 18 vjec, eshte perballur per here te pare me togat e zeza nen akuzat e “armembajtjes pa leje” dhe “prishjes se qetesise publike”. Me vendimin numer 12 date 13 maj te vitit 2006, Gjykata e Rrethit te Dibres ka vendosur ndaj Shpetim Zizes masen e sigurise “burg pa afat”. Gjykata vleresoi te ligjshem arrestimin e tij ne flagrance dhe vendosi qe i riu te qendroje prapa hekurave deri ne perfundim te gjykimit. Por dy muaj me vone Shpetim Ziza eshte lene i lire. Me vendimin numer 38 te dates 13 korrik te vitit 2006, e njejta gjykate ka vendosur pushimin e ceshtjes penale per dy veprat penale, per te cilat akuzohej 18-vjecari. Togat e zeza vendosen lirimin e menjehershem te te akuzuarit dhe mjekimin e detyruar psikiatrik ambulator nen kujdesin e mjekut psikiater, Dilaver Corja. Per te arritur ne kete perfundim gjykata eshte mbeshtetur ne aktin e ekspertimit psikiatriko-ligjor, numer 95, i dates 19 qershor te vitit 2006, i leshuar nga Instituti i Mjekesise Ligjore prane Ministrise se Drejtesise ne Tirane. Sipas mjekeve psikiater, Shpetim Ziza eshte me prapambetje mendore dhe i papergjegjshem. Ne keto rrethana prokurori Agim Xhafa ka kerkuar lirimin e tij.

    Pa kaluar nje muaj nga lirimi i Shpetim Zizes nga njerezit e drejtesise, ai arrestohet serish nga uniformat blu. Shpetim Ziza, me vendimin numer 39 tw dates 25 gusht te vitit 2006, merr masen e sigurise “burg pa afat”. Kete radhe akuzat e tij jane edhe me te renda, per “armembajtje pa leje”, “prishje te qetesise publike” dhe “kanosje me arme”. Nje shenje e dukshme se agresiviteti i tij ishte ne rritje. Ne 19 tetor te vitit 2006, me vendimin penal numer 48 vendoset pushimi i ceshtjes, shuarja e mases se sigurise dhe mjekimi i detyruar per te akuzuarin.

    Kjo eshte kronologjia e nje krimi te paralajmeruar. Nga faktet e renditura e te njohura me se miri nga njerezit e drejtesise vertetohet se 19-vjecari, Shpetim Ziza, kishte shfaqur tipare te theksuara agresiviteti dhe tendenca kriminale. Ajo qe gjyqtaret e Dibres duhet te benin ishte te vendosnin shtrimin e detyruar te 19-vjecarit ne nje spital psikiatrik, deri ne sherimin e tij te plote. Togat e zeza nuk e moren kete vendim dhe sot jeton nje femije me pak.

  9. #9
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.


  10. #10
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Re: Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.

    O ZOT O ZOT s'kam cte them....mu rrenqeth trupi dhe syte mu mbushen me lot...kur e lexova...!Gjynah qe i lene gjalle kesi lloj tipash...!Jo per gje po ''hane mana'' te lire...!Eshte TMERR...!Po duket ai ca turiri ka,....HITLER i vertete.....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Poeti Ali Podrimja gjendet i vrare ne France
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-07-2012, 08:54 PM
  2. Mbi 4.000 tė zhdukur nė ishullin Sumatra
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 05:47 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 06:28 PM
  4. Gjendet i varur 11-vjecari
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2008, 07:56 PM
  5. Kercenoi Ambasaden Gjermane,arrestohet 35-vjecari
    Nga daku323 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2007, 01:33 PM