IBM ka paralajmėruar superkompjuterin e ri tė bazuar nė arkitekturėn BlueGene, tė cilin do ta krijojė pėr nevojat e Argonne National Laboratory tė Qeverisė amerikane.
Superkompjuteri i quajtur Mira do tė ketė 750.000 bėrthama qė do t’i sigurojnė performanca maksimale prej 10 Pflop/s, pėrkatėsisht 10 biliardė operacione me presje dhjetore nė sekondė. Kėto performanca janė pėrafėrsisht dyfish mė tė mira se superkompjuteri mė i fortė tani pėr tani nė botė, Tianhe-1A kinez, i cili ka performansa maksimale prej 4,7 Pflop/s.
IBM tani pėr tani nuk jep shumė detaje pėr superkompjuterin Mira, por vetėm theksojnė qė hulumtuesit do tė duhet tė shkruajnė aplikacione ashtu qė tė mund tė shfrytėzojnė tė gjitha 750.000 bėrthamat pėr tė shfrytėzuar mundėsitė e Miras. Po ashtu thuhet qė superkompjuteri i ri jo vetėm qė do tė jetė njė ndėr mė tė shpejtėt nė botė, por edhe qė do tė jetė energjetikisht mė efikasi, por nuk u dhanė informata se kur do tė mund tė fillojė punėn.