Pėr ata qė e njohin mirė tregun e teknologjisė informative, futja e shėrbimit 3G nė Shqipėri nuk paraqet ndonjė risi sepse shumė shtete tė botės e kanė nė funksion prej disa vitesh.

Pavarėsisht kėsaj, askush nuk mund ta mohojė faktin se vitet e fundit Shqipėria ka pėrparuar dukshėm nė sektorin e teknologjisė informative dhe tė telekomunikacionit- dhe prania e shėrbimeve komunikuese si 3G e vėrteton kėtė gjė. Kjo e fundit pati ngjallur shumė reagime pėr shkak tė kritereve pėr shpalljen e fituesit tė licencės dhe ēmimit tė kėrkuar (12.5 milionė euro) pėr monopolizimin e shėrbimit. Me dhėnien e dritės sė gjelbėr, nė javėt e para tė janarit tė kėtij viti filloi edhe pėrhapja e sinjalit.

Por kujt do t’i hyjė nė punė ky shėrbim? Patjetėr qė do tė ketė njerėz tė cilėt do ta shfrytėzojnė kėtė avantazh, madje edhe bizneset do tė mėsohen me sistemin e ri komunikues nė mėnyrė qė tė shfrytėzojnė veēoritė mė tė fundit teknologjike tė pajisjeve tė tyre. Pajisje inovative si iPhone 4, iPad e Samsung Galaxy Tab kanė pėrjetuar shitje tė mėdha nė tregjet botėrore dhe gjatė fundvitit tė kaluar nisėn tė shiten edhe nė tregun shqiptar. Duke lėnė anash ēmimin e tyre tė lartė tė shitjes, pajisjet nė fjalė gjejnė njė shfrytėzim shumė tė mirė nė sistemin komunikues 3G. Celulari iPhone 4 ose tableti Samsung Galaxy Tab nė mesin e shumė veēorive mund t’ju ofrojnė pėrdoruesve edhe mundėsinė e video komunikimit pėrmes 3G-sė, qė deri tani nuk ka qenė e mundshme tė realizohet nė Shqipėri.

Kompani tė ndryshme anembanė botės - duke shfrytėzuar vegla me bazė nė internet- e kanė adoptuar kėtė teknologji pėr arsye tė ndryshme profesionale, qoftė pėr komunikim me degė apo konsumatorė nė pjesė tė ndryshme tė botės apo edhe pėr biseda mė tė “gjalla” me partnerė ose investitorė qė e kanė tė pamundur udhėtimin nė njė zonė tė caktuar apo thjesht nuk parapėlqejnė komunikimin me e-mail.

Nė mesin e produkteve komunikuese qė kanė bizneset nė Shqipėri, shfrytėzim gjejnė edhe pajisjet mobile tė teknologjisė sė fundit, tė cilat kanė aftėsi pėr video komunikim. Deri tani kėto pajisje nuk ka qenė e mundur tė shfrytėzohen pėr arsye objektive, por me vėnien nė funksion tė shėrbimit 3G problemet teknike janė evituar deri diku. Them deri diku pėr shkak se nuk ėshtė ndėrtuar infrastruktura pėr tė ofruar sinjal nė ēdo cep tė Shqipėrisė.

Pas tejkalimit tė telasheve teknike, pėrparėsitė nuk do tė jenė tė pakta, sė paku nė aspektin e veēorive. Do tė kemi njė moment kur njerėzit do tė thonė: “A tė flasim me video komunikim?” dhe “Prit njė sekondė tė ta demonstroj”. Madje do tė ketė edhe njė veshje mė formale dhe paraqitje mė serioze nė komunikim.

Kosova ende me 2.5G / 2.75G

Pėr fat tė keq, Autoriteti Rregullativ i Kosovės ende nuk ka sinjalizuar ndonjė datė pėr fillimin e implementimit tė 3G-sė. Pėr rrjedhojė, qytetarėt e Kosovės ende nuk do tė kenė mundėsi tė pėrjetojnė internet tė shpejtė nė pajisjet e tyre, tė krahasueshėm me 3G. Kjo pėr shkak se operatorėt e Kosovės ende ofrojnė shėrbime qė bazohen nė standardin 2.5 dhe 2.75G.

Kosova gjithsesi duhet tė bėjė kalimin nė teknologjinė 3G dhe tė jetė nė hap me Shqipėrinė dhe vendet e tjera tė botės, por nė anėn tjetėr duhet tė kihet kujdes me rastin e shpalljes sė tenderit pėr dhėnien e licencės pėr ofrimin e shėrbimit 3G, qė tė kėrkohet njė ēmim i arsyeshėm dhe tė mos synohet monopolizimi i tregut./pcworld.al