Receta Gatimi

10 ishujt qė duhen parė pėrpara vdekjes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    10 ishujt qė duhen parė pėrpara vdekjes

    Ndėrsa sezoni i verės po afron, shtohen pikėpyetjet pėr njerėzit qė po mendojnė se ku tė kalojnė pushimet e tyre tė radhės.
    Revista amerikane “TMZ”, ofroi sot dhjetė destinacione tė mundshme, nė dhjetė ishujt qė duhet tė vizitohen me ēdo kusht gjatė jetės.
    1. Bali – Njė vend i mrekullueshėm, ku pamjet piktoreske bashkohen me oqeanin, diellin dhe vlerat shpirtėrore. Bali ėshtė vetėm njė prej 17 mijė ishujve qė pėrbėjnė Indonezinė, por ėshtė i vetmi ku hindutė pėrbėjnė shumicėn.
    Tre tempuj tė lashtė dhe tė mrekullueshėm hindu janė nė destinacionet kryesore tė vizitorėve, ashtu si gryka e njė vullkanit ende aktiv, pėrgjegjės pėr shkatėrrimin e disa dhjetėra fshatrave, nė shpėrthimin e tij tė fundit tė vitit 1963.
    2. Vieques – Njė ishull i vogėl, nėn sovranitetin e Puerto Rikos, ėshtė njė prej perlave mė tė mėdha tė pazbuluara tė planetit. Ishulli ishte njė bazė amerikane deri nė vitin 2003, prandaj vetėm sė fundmi ka nisur tė zhvillohet.
    Plazhet e tij tė virgjėra, rėra e bardhė dhe uji i kristaltė i Oqeanit Atlantik e bėjnė kėtė ishull njė destinacion tė mrekullueshėm pėr kampistėt apo pėr ata qė preferojnė pushime luksoze me ēmim tė ulėt.
    3. Isla de Pascua – I quajtur ndryshe Ishulli Lindor, ky territor i vogėl prej 163 kilometrash katror i pėrket Kilit, edhe pse ndodhet 3 500 kilometra nga brigjet e shtetit amerikanojugor.
    I ndodhur nė mes tė Oqeanit Paqėsor, Isla de Pascua ėshtė njė destinacion unik kulturor, ku rreth 900 statuja qė datojnė pėrpara lindjes sė Krishtit i kanė mbijetuar kohėrave.
    4. Ischia – Destinacioni i njerėzve mė tė pasur italianė dhe europianė, Ischia ėshtė njė ishull luksoz, mrekullitė e tė cilit janė shfrytėzuar e vlerėsuar qė prej 2 000 vitesh.
    Perandorėt romakė, grekėt, turqit dhe sė fundmi sheikėt arabė, tė gjithė ēmenden pėr perlė tė ndodhur nė mesin e Detit tė Mesdheut, shumė pranė brigjeve tė Italisė.
    5. Chiloe – Shtrihet nė njė arqipelag tė ndodhur nė perėndim tė Kilit, por pyjet e dendura, jeta e egėr, historia dhe tradidat e banorėve vendas nuk ngjasojnė me asgjė tjetėr nė planet.
    Nė mes tė legjendave qė vendasit tregojnė pėr ishullin e mbushur me anije fantazėm dhe qėnie tė tjera tė pėrbindshme, shtrihet njė prej parqeve mė tė ēmuar natyrorė tė planetit.
    6. Bora Bora – I ndodhur nė Polinezinė franceze, nė mes tė Oqeanit Paqėsor, ishulli shtrihet nė kėmbėt e malit Pahia dhe Otemanu, midis tė cilėve gjendet krateri i vullkanit qė ka krijuar ishullin me dhjetėra mijėra vjet mė parė.
    Resortet turistike, ēmimet relativisht tė ulta prej 200 dollarėsh pėr njė natė nė njė dhomė ēift, ushqimi i mrekullueshėm vendas dhe luksi qė mund tė shijohet nė ēdo cep, e bėjnė Bora Borėn njė ishull qė duhet vizituar patjetėr njė herė gjatė jetės.
    7. Kepi Perėndimor – Destinacioni mė i njohur i Floridės, ka inspiruar shumė njerėz tė rėndėsishėm, midis tė cilėve shkrimtarin Ernest Hemingway apo presidentin amerikan tė viteve 1945-53, Harry Truman.
    Nė kėtė destinacion turistik, stili amerikan i jetesės bashkohet me argėtimin dhe shfrenimin pa fund, nė ēdo orė tė ditės, sė bashku me njė diell tė nxehtė nė ēdo stinė tė vitit.
    8. Penang – Tė ecėsh nė rrugėt e ngushta tė Xhorxhtaunit dhe tė shijosh ushqimin vendas, nė qytetin mė tė madh tė ishullit malajzian tė Penangut, ėshtė njė pėrvojė unike jetėsore.
    Pjatat e mrekullueshme tė detit, e kanė shndėrruar kėtė destinacion turistik tė famshėm nė tė gjithė botėn. Nė fakt, vendasit i ruajnė me fanatizėm recetat sekrete tė gatimeve tė tyre, prandaj pėr tė provuar shijen e veēantė malajziane, duhet tė udhėtosh patjetėr deri nė Penang.
    9. Galapagos – Ishujt e ndodhur tė vetmuar nė mesin e Paqėsorit u bėnė tė famshme pėr herė tė parė nė vitet 1800, pas studimeve mbi evolucionin qė Charles Darwin kreu nė kėto ishuj.
    Pėrveēse janė shtėpia e shumė specieve tė gjalla qė nuk ndodhen nė asnjė cep tjetėr tė planetit, ishujt ofrojnė ujvara mahnitėse, plazhe tė mrekullueshme, pyje tė dendur dhe male tė thepisur pėr tė gjithė ata qė janė tė apasionuar pas alpinizmit.
    10 – Ishujt e Palmės nė Dubai – Nė listėn e dhjetė ishujve mė tė bukur tė planetit, Ishujt e Palmės nė Dubai janė tė vetmit qė nuk janė krijuar nga natyra.
    Megjithatė, jo pėr kėtė, resortet e palmave janė mė pak tėrheqės pėr t’u vizituar. Ato shėrbejnė si njė destinacion perfekt, pėr tė treguar se ēfarė ėshtė nė dorė tė bėjė fantazia njerėzore, e pajisur me shuma tė ēmendura parash.

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    ja dhe me foto
    Bali

    Vieques

    Isla de Pascua

    Ischia

    Chiloe

    Bora Bora

    Kepi Perėndimor

    Penang

    Galapagos

    Ishujt e Palmės nė Dubai

  3. #3
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Bora Bor kish pase qef te vizitoja njeher..

  4. #4
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Dmth po nuk i pe kto ishujt, nuk vdes e?...

  5. #5
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    po igli haha

  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Sa bukur qenka aty

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Parajsa e panjohur, 5 ishujt me te bukur
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 09:45 PM
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 07:04 PM
  3. Ja shkaqet e vdekjes
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-02-2011, 08:49 PM
  4. Po fundosen ishujt e Dubai World?
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 08:51 PM
  5. Procesi i vdekjes
    Nga kuklla nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-02-2008, 08:43 PM