Shkencėtarėt britanikė nga Universiteti i Manchesterit kanė bėrė tė ditur se besojnė qė rrezatimi elektromagnetik i telefonave mobilė nuk sjell deri tek ndonjė rrezik i shtuar pėr tė shkaktuar tumor nė tru, kėshtu qė pėr kushedi tė satėn herė kanė ndėrruar kahen e kėsaj dileme e cila ekziston qė prej paraqitjes sė telefonave tė parė. Deri tek ky konkludim ata erdhėn duke analizuar tė dhėnat publike tė Entit britanik pėr Statistikė pėr tumoret e diagnostikuar rishtazi nė Angli prej vitit 1998 deri nė vitin 2007.
Sipas dr. Frank de Vocht, liderit tė kėtij ekipi, nė vitet e hershme tė 90-ta nė Britaninė e Madhe filloi shfrytėzimi mė i gjerė i telefonave mobilė, mirėpo tė dhėnat statistikore pėr periudhėn e njėjtė nuk tregojnė kurrfarė rritjeje tė numrit tė rasteve tė paraqitura tė tumoreve. De Vocht dhe kolegėt kanė regjistruar njė rritje tė vogėl tė numrit tė tumoreve nė pjesėn e trurit temporal lobe, por nėse kjo ėshtė pasojė e shfrytėzimit tė telefonave mobilė atėherė ata kontribuojnė me mė pak se njė rast tė ri nė 100.000 banorė nė dekadė.
Tani vetėm duhet pritur qė tė fillojnė tė paraqiten kritikėt e kėtij raporti. E deri atėherė mund tė festoni me disa thirrje. Tė panevojshme, natyrisht.